Fokus

Studentët “qohen në këmbë” kundër punësimeve partiake në universitete publike (Foto)

Autori: Xhejlane Kaçiu 12:40 | 16 January 2019

Studentët e Universiteteve Publike të mërkurën do të mbajnë një protestë që do të nis nga Biblioteka Kombëtare.

Ata ndër të tjera po kundërshtojnë emërimet politike nëpër këshilla drejtuese të universiteteve publike.

“Përmes kësaj proteste do të kërkojmë depolitizimin e Ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve publike kjo është protesta e parë që ka bashku të gjitha Universitete publike në një kauzë të pastër dhe besojmë se Ministri ka me respektu” u shpreh Diar Statovci njëri nga organizatorët, për gazetën inFokus.

-Advertisement-

Krasniqi tha se gjithçka do të publikohet në ora 13:00 të mërkurën para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

“Kanë me dal me emra, me kontrata të punës dhe me fotografi ku i kanë përkrahë subjektet politike, të cilat pas përfundimit të zgjedhjeve me marrjen e pushtetit, janë punësuar nëpër Universitete dhe Ministri, ku rast konkret është Rektori i Universitetit të Prizrenit” konfirmoi Statovci.

Edhe nga Universiteti Publik “Haxhi Zeka” në Prizren do të vijnë një numër i konsiderueshëm studentësh për t’iu bashkuar kësaj proteste.

Vet përfaqësuesi i studentëve të këtij Universiteti, Milot Krasniqi konfirmoi pjesëmarrjen në këtë protestë.

“Jemi me një grup të madh të studentëve. Besoj më shume se 70 studentë”, tha Krasniqi për gazetën inFokus.

Ky grup studentësh para dy ditësh kishin mbajtur edhe një konferencë, për të paralajmëruar protesta në lidhje me kërkesat e tyre.

E gjatë të martës në një komunikatë për medie ata bën të ditur se kjo protestë e tyre është kundër “punësimeve partiake në sistemin arsimor”. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera