Skandaloze: Seanca për Qeverinë Hoti u thirr me “Çirilicë” (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 02 June 2020
Këtë të mërkurë, do të mbahet edhe seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet që të votohet për Qeverinë Hoti.
Kjo pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e cilësoi si të ligjshëm dekretimin e Avdullah Hotit për të krijuar Qeverinë, nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan gazeta inFokus.
Tash, në koalicion në Qeverinë e re, pritet që të jenë LDK, AAK, NISMA por edhe Lista Serbe.
Kjo nuk është hera e parë që Lista Serbe hyn në koalicionin qeverisës por është hera e parë që në listën për të thirrur seancën e jashtëzakonshme, dorëzohet dokumenti i shkruar me shkrimin “çirilicë”.
Gazeta inFokus, ka siguruar ekskluzivisht dokumentin ku janë nënshkruar deputetët e Listës Serbe, për të thirrur seancën për të votuar Qeverinë.
Aty, dokumenti i cili më pas edhe protokollohet në Kuvend, e i cili është shtypur në mënyrë elektronike, është me shkronja “Çirilicë”, shkruan gazeta inFokus.
E aty, janë nënshkruar krejt deputetët e Listes Serbe, të cilët, shumë prej tyre, emrin e subjektin, pavarësisht dokumentit, e kanë shkruar me shkronja latine.
Lista Serbe është parti drejtpërdrejtë e ndikuar nga politika në Beograd, ku edhe për shumë vendime, edhe publikisht kanë treguar që konsultohen direkt me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...