Fokus

Skandal| Dy qytetarë sulmojnë brutalisht Policinë në Ferizaj (Video)

Autori: Halil Berisha 23:05 | 14 August 2020

Dy qytetarë kanë sulmuar brutalisht Policinë në Ferizaj.

Momentin e këtij sulmi, lexues të gazetës Infokus e kanë dërguar në redaksi, shkruan gazeta Infokus.

Aty shihen qartë të dy qytetarët teksa sulmojnë policinë.

-Advertisement-

Rastin në fjalë për Infokusin e ka konfirmuar edhe Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Gashi ka thënë që këta u arrestuan për sulm ndaj personit zyrtar dhe deri këtu erdhi pasi ata nuk respektuan masat e Qeverisë e më pas refuzuan t’i japin edhe dokumentet kur iu kërkuan nga Policia, shkruan gazeta Infokus.

“Rreth orës 21:10 minuta në rrugën ‘Ahmet Kaqiku’ në Ferizaj, njësiti policor gjatë kryerjes së detyrave të rregullta lidhur me planin operativ me pandeminë COVID-19, kanë hasur në dy persona të cilët nuk i kanë respektuar vendimet e institucioneve lidhur me pandeminë, konkretisht kanë qenë pa maska. Të njëjtit kanë refuzuar që të japin leternjoftimet dhe njëherit nuk kanë zbatuar urdhërat e policëve dhe i kanë sulmuar policët në fjalë. Policia ka marrë situatën nën kontroll, personat janë arrestuar janë dërguar në stacionin policor. Për momentin janë duke u intervistuar dhe veprimet e tjera lidhur me rastin do të ndërmirren në konsultim me prokurorin. Gjatë marrjes së situatës në kontroll, policët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjëkësor. Rasti në polici është hapur si ‘sulm ndaj personit zyrtar’, tha Gashi për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera