Fokus

Shifër e lartë: 40% e të vdekurve në aksidentet në Kosovë, janë këmbësorë

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 13 December 2022

59 njerëz kanë humbur jetën në dy vitet e fundit në Kosovë si pasojë e aksidenteve në trafik ku këmbësorët janë goditur nga veturat.

Kjo në bazë të të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga policia e Kosovës.

Viti 2021 po del të jetë tragjik sa i përket jetëve të humbura në komunikacion konkretisht të këmbësorëve. Kjo për shkak se 32 persona, vdiqën si pasojë e goditjeve nga veturat.

-Advertisement-

Ndërsa sipas policisë në vitin 2022 në periudhën janar – nëntor, 27 njerëz vdiqën si pasojë e këtyre aksidenteve.

Rasti i fundit është në Lipjan ku një 13 vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjes nga vetura. Pas trajtimit disa ditor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i mituri nuk i përballoi plagët e marra dhe ndërroi jetë.

Pse aksidentet e tilla janë kaq të shpeshta?

Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, ka thënë se aksidente të tilla ndodhin për shkak se institucionet në vend nuk merren seriozisht me hulumtimin e gjendjes në terren.

“Për fat të keq Kosova nuk ka institucione që merrem me hulumtimin e elementeve të faktorëve që shkaktojnë aksidentet automjet-këmbësorë. Sikur të kishte mundësi hulumtimi të faktorëve që qojnë deri te këto lloje aksidentesh por në Kosovë këto lloje mbeten statistika pa hulumtime ani pse numri i të vdekurve nuk është i vogël”, tha Dedaj.

Sipas Dedajt, 40% e të vdekurve nga aksidentet janë këmbësorë.

“Prandaj mbetet edhe tek ky tip i aksidenteve sikur te aksidentet tjera pa ndonjë ndryshim te veçante edhe pse kanë disa veçori se si vjen deri te aksidenti. Pra në Kosovë këto lloje te aksidenteve mbesin si statistika pa hulumtime te faktorëve te cilët përmes elementeve te tyre shkaktojnë aksidentet me këmbësor e numri i tyre nuk është i vogël rreth 40% i numrit te përgjithshëm te vdekurve ne aksidente”, ka shtuar Dedaj.

Kujtojmë se Gazeta Infokus kishte siguruar më parë edhe statistikat për numrin e personave që humbin jetën në aksidente trafiku. 168 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve gjatë periudhës janar-shtator në dy vitet e fundit /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera