Shala për nipin e Besnik Bislimit që pretendon karrigen e kreut të BQK-së: Nepotizimi ka përfshirë qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus
14:04 | 25 January 2023
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, ka thënë për Gazetën Infokus se shkalla e lartë e nepotizmit ka përfshirë qeverinë Kurti.
Ai ka kometuar raportimin ekskluziv të Gazetës Infokus, se nipi i zëvendës kryeministrit të parë, Besnik Bislimit, Gëzim Tosuni, ia ka mësyrë garës për të parin e Bankës Qendrore të Kosovës, në mesin e 13 kandidiatëve të tjerë.
Shala ka thënë se gjasat që Tosuni të jetë në krye të BQK-së në përfundim të intervistimeve janë të mëdha duke parë praktikën e deritashme të qeverisë Kurti në punësime familajre. Mirëpo sipas tij duhet pritur në parim edhe vendimi final.
LEXO EDHE: Zbulohet lista me emrat e kandidatëve për guvernatorë të BQK-së, në garë edhe nipi “i famshëm” i Besnik Bislimit
Derisa ai ka përmendur edhe rastet e tjera duke qenë se kjo nuk është hera e parë që Bislimi, provon të rehatojë nipin e tij në institucione shtetërore.
“Defenitvisht derisa ka hyrë në garë dhe i dimë edhe rastet e tjera që kanë qenë, ai është zgjedhur në Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe vetëm pas reagimit të mediave dhe Agjensionit Antikorrupsion është larguar dhe sigurisht që orvatja e tij e dytë e nipit gjegjësisht e zv. Kryeministrit për ta rehatuar ose stabilizuar nipin e tij në BQK do të vazhdojnë”, ka deklaruar deputeti i PDK-së, për Infokus.
Ai ka komentuar edhe diskualifikimin nga gara të Emanuel Bajrës, me arsyen nostrifikimin e diplomës, i cili edhe hedhi akuza të rënda drejt BQK-së që ky diskualifikim iu bë me qëllim dhe pas asnjë bazë ligjore.
“Po sigurisht për tu zgjedhur nipat dhe familjarët duhet të eliminohen konkurrentët serioz dhe profesional nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë Shala.
Kujtojmë që dje Gazeta Infokus ka publikuar ekskluzivisht listën me të gjithë emrat të cilat kanë hyrë në garën e ngushtë për intervistim dhe sot është dita e dytë e intervistimeve për të parin e BQK-së./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jetë në Lip...
-
Nga sot ndryshon çmimi i biletës në transportin publik në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga sot është bërë riorganizimi i pla...
-
Biden: SHBA nuk do ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16
Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë a...
-
Sulm me thikë pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda...
-
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjer...
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...