Fokus

SBASHK-u  kërkon afat për mbylljen e shkollave në Kamenicë.

Autori: Lindita Berisha 12:22 | 16 September 2019

Vendimi për mbylljen e shkollave në Kamenicë i marrur nga kryetari i kamenicës Qëndron Kastrati konsiderohet të jetë shqetësues për këtë komunë.

Për shkak të këtij vendimi këtë të hënë në mesditë do pritet të organizohet një protestë për ndryshimin e këtij vendimi, shkruan gazeta inFokus.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari ka thënë për gazetën inFokus se nuk do t’i lë as një moment vetëm nxënësit prindrit dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave.

-Advertisement-

Jashari ka thënë se ka një kërkesë të vetme për Qëndron Kastratin, që të ndalet me apostrofimin e  shkollave të paktën për këtë vit

“Ne kemi kërkuar nga Qëndron Kastrati edhe sot do të kërkojmë publikisht që të ndalet mbyllja e këtyre shkollave të paktën vetëm për këtë vit dhe me të krijuar institucionet e reja  ideja e tij të dal në qendër  në institucionet vendore dhe të vendoset  jo vetëm për Kamenicën por për tërë Kosovën me një plan strategjik dhe pa e dëmtuar askënd”.

Jashari ka theksuar se Kamenica nuk e ka problem vetëm mbylljën e shkollave por edhe me pajisjen e nxënësve me libra të cilat i ka botuar shteti me paratë e kontributdhënësve.

Kryetari Jashari ka thënë se ka biseduar edhe me drejtorin e departamentit  të arsimit para Universitar Alush Istogu ku nga ky i fundit ka kërkuar që të jetë ndërmjetsues që qështjet të rregullohen më biseda.

Madje sipas Jasharit  Qëndron Kastrati gjatë vizitave ka pasur përplasje me prindrit e nxënësve të këtyre shkollave ./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera