Fokus

Samir Ujkani për Dardanët: “Janë lojtari ynë ekstra, na japin vullnet që mos të dorëzohemi asnjëherë”

Autori: Halil Berisha 20:01 | 12 October 2019

Kombëtarja e Kosovës po befason të gjithë botën e futbollit me lojën që e bëjnë.

Por, faktor shumë i rëndësishëm për këtë arritje sipas kapitenit të kombëtarës Samir Ujkanit, nuk janë veç lojtarët në fushën e gjelbër.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin n’Konak të gazetës inFokus, Ujkani thotë që është edhe një lojtar tjetër, por që i cili nuk hyn në fushë.

-Advertisement-

Fjala është për tifogrupin e Kosovës, Dardanët, për të cilët Ujkani thotë që i japin motiv lojtarëve pavarësisht çdo situate.

“E dimë krejt se Dardanët janë lojtari ekstra i joni si në shpi si jashtë, po na japin këtë frymën me shku përpara e me jap rezultat pozitiv, shembulli më i mirë ishte me Anglinë, kur ishim tu hup 5 me 1 e u kry pjesa e parë, kur hinëm, tifozët tu këndu e tu na jep vullnet e mentalitetin, ej hajde provojmë e shkojmë përpara se çka do të bahet ne jemi me ju, me pas këtë përkrahje nga populli e tifozët është e mrekullueshme”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera