Fokus

Rruga Kaçanik- Hani i Elezit e bllokuar (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 19 February 2019

Rruga Kaçanik-Hani i Elezit është bllokuar për automjete të rënda që nga mëngjesi i së martës e deri në mesditë.

Në fotografitë e siguruara nga gazeta inFokus shihet kolona e gjatë e automjeteve të rënda të cilat kanë mbetur të bllokuara në këtë rrugë.

Njëri nga shoferët e kamionëve i ka thënë gazetës inFokus se për të martën u është thënë se do të vazhdojnë të kalojnë nga kjo rrugë rreth orës 10:00, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

-Advertisement-

Veturat po kalojnë nëpër këtë rrugë, edhe pse me shumë vështirësi pasi duhet të kalojnë nëpër rrugë të paasfaltuar, shkruan gazeta inFokus.

Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar ditë më parë se  për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit.

Orari për mbylljen e pjesshme të kësaj rrugë supozohej të ishte nga data 15-22 shkurt 2019 nga ora 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30, por ky orar sipas shoferëve të kamionëve nuk po respektohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera