Fokus

Rruga e hajnave të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 18 March 2019

D.G po kalonte rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, mbrëmjen e së hënës së kaluar kur iu vodh telefoni nga xhepi.

“Ishte mbrëmje ashtu ora 18 kur duke kaluar në rrugën “Xhorxh Bush” po shoh se xhepi në të cilin e kisha të vendosur telefonin u bë më i lehtë, mirëpo asgjë nuk vërejta. E di që dikush e mori telefonin tim por kush ishte nuk e pashë”, tregon D.G për gazetën inFokus.

Raste si ky i vjedhjeve të gjësendeve të vlefshme nuk janë të pakta në Kosovë.

-Advertisement-

Sidomos në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilën duket se hajnat e kanë bërë pikë të tyre të biznesit.

Sipas Policisë së Kosovës në këtë lokacion vetëm nga janari i këtij viti janë paraqitur 5 raste të vjedhjeve, ku dy janë vjedhje të telefonit, dhe 3 janë vjedhje të kuletës.

Mirëpo sipas disa burimeve të gazetës inFokus, numri i vjedhjeve në këtë lokacion është shumë më i madhe se sa janë të paraqitura  nga të dhënat e policisë.

Numri i vjedhjeve të gjërave të vlefshme shkon mbi 90 shkruan, gazeta inFokus.

Sipas Policisë së Kosovës që nga janari i këtij viti e deri më tani në Kosovë janë paraqitur 93 raste të vjedhjeve.

“Në kuadër të këtyre  vjedhjeve përfshihen vjedhjeje të telefonit, vjedhje e çantës se krahut,vjedhje e kuletës, vjedhje e biçikletës, vjedhje nga vetura etj”, kanë thënë zyrtarët e PK-së për gazetë inFokus.

Për ti evituar këto raste zyrtarët e policisë së Kosovë kanë thënë për gazetën inFokus së kanë marrë disa masa.

“Stacioni policor Qendra vazhdimisht është duke u përpjekur për të ndërmarr veprime policore, patrullime këmbë me zyrtar policor në rroba civile dhe plane operative konkrete për parandalimin e tyre” thuhet në përgjigjet e Policisë së  Kosovës./Gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera