Rritja e rasteve me COVID-19, a do të ketë masa të reja? Flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Autori: Samire Jaha
14:10 | 29 June 2022
Ministria e Shëndetësisë për Gazetën Infokus ka konfirmuar se pritet që të vlerësohet sërish gjendja e fundit me rritjen e rasteve me COVID-19, nga mekanizmat anti-covid, por deri atëherë do të vazhdohet me masat e deri tashme.
Ani pse vetëm sot pati 177 raste të reja, ndërsa në javën e fundit 444 raste, nga MSH-ja kanë deklaruar se do të vazhdohet me masat e datës 30 prill 2022.
Masa këto që përfshinë edhe mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura.
“Nëse do të ketë masa të reja apo jo vendosin mekanizmat anti-covid, bazuar në ecurinë e situatës epidemiologjike. Aktualisht janë në fuqi masat nga 30 prill 2022, të cilat duhet të zbatohen. Varet çka propozojnë këta mekanizime, nëse të njëjtit konsiderojnë se duhen masa të tjera apo mjaftojnë këto që janë në fuqi”, thuhet në përgjigjen e MSH për Infokus.
Në përgjigjen e ministrisë për Infokus theksohet po ashtu se përveç mbajtjes së maskës në ambiente të mbyllura, vaksinimi kundër covid-19 është një masë tjetër që ndihmon në reduktimin e rasteve të reja.
“Ambientet e mbyllura janë vend me rrezik më të lartë dhe mbajtja e tyre ndihmon në reduktimin e rrezikut. Masa me e mire është tash për tash vaksinimi dhe qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë pa asnjë hezitim. Për masa të tjera mbetet të shihet çka mund të propozojnë ekspertet”, thuhet tutje në përgjigjet e kësaj ministrie.
Ndryshe, masat anti-Covid që janë në fuqi nga 30 prilli 2022, janë cilësuar si masa lehtësuese, pasi që situata epidemiologjike ka qenë më stabile.
LEXO EDHE: Lehtësimi i masave anti-COVID, këto janë masat që mbesin që fuqi
Ndërsa Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se kjo klinikë është duke i bërë përgatitjet e nevojshme për tu përballur me situata të ndryshme te cilat mund të vijnë në ditët në vazhdim.
Gjithashtu, Vishaj ka treguar se Klinika Infektive ka kapacitet prej 125 shtretërve, derisa ka njoftuar se aktualisht në Klinikën Infektive janë të shtrirë vetëm 4 pacientë më COVID-19.
“Klinika Infektive është ka i bën përgatitjet të mjaftueshme për mu përball me situata që pritet që të vijnë në ditët në vijim. Ne edhe kur kemi pasë numër shumë të madh të të infektuarve dhe me kërkesë për mu spitalizu dhe kemi përballu, e tash kemi një numër të vogël. Për momentin në Klinikën Infektive kemi gjithsej 4 pacientë të shtrirë, klinika jonë ka kapacitet 125 shtretër, kemi oksigjen mjaftueshëm dhe barna nga lista esenciale”, ka thënë drejtori i kësaj klinike për Infokus.
Kujtojmë që ditët e fundit situata epidemiologjike në Kosovë është duke u përkeqësuar për faktin se rastet me COVID-19 janë duke u rritur çdo ditë.
Ndërkaq, nga IKSHPK-ja kanë bërë thirrje qytetarëve që të i mbajnë maskat në vendet e mbyllura duke theksuar se rastet me COVID-19 janë duke u rritur./Gazeta Infokus/
Rritja drastike e numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, flet drejtori i Klinikës Infektive
Të tjera
-
Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në aeroportin e Prishtinës, tentoj të korruptonte policët me 10 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar të...
-
Selmanaj: Kosova me Kushtetutë është shtet laik, kushdo që e cenon këtë normë e cenon demokracinë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është shprehur kundër lejimit të shamisë ...
-
Rakiq sfidon qeverinë e kushtetutën e Kosovës, thotë se mund ta formojnë vet Asociacionin e Komunave Serbe
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, thotë se nuk ikin nga mundësia për ta f...
-
E padëgjuar: Arrestohet 10-vjeçari pasi i vuri flakën pemëve: Më pëlqen të shoh kur zjarrfikësit shuajnë zjarrin
Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Greqi, një 10-vjeçar është arrestuar...
-
Donald Trump pranon kontrollin në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago: Hetimet të përfundojnë sa më shpejt, kjo është politike
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të kundërshtoj...
-
Bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19
Ka rënë numri i pacientëve të trajtuar me Covid-19 në kuadër të klinikave të ...
-
Hoxhaj i reagon Kurtit për deklaratën për luftë: Duhet të mblidhet Kuvendi
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar kryeministrit K...
-
“Shpresoj që pyetja nuk vjetërohet deri pasdite”, Kurti ironizon me gazetarët gjatë vizitës te Dogana
Kryeministri Albin Kurti s’ka pranuar të përgjigjet në një pyetje të fundit t...
-
Shkuan për pushime por Covid i prishi planet, bllokohen në qytetin kinez 80,000 turistë
Turistët që vendosën t’i kalojnë pushimet në Hainan të Kinës u bllokuan aty p...
-
Mashtroi dhjetëra persona për bileta, familja e paraqet të zhdukur, por pejani bie në duart e policisë
Një person me iniciale R.I. është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak t...
-
Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kur Beogradi flet për vrasje e dhunë flasin për vete
Kryeministri Albin Kurti pas vizitës në Doganën e Kosovës, i është përgjigjur...
-
Kurti s’e ndryshon qëndrimin për shaminë: S’duhet të ketë ndalim, por mosha 16 vjeçare është pragu
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për çështjen e bartjes së shamisë në...