Lajme

Rritja e çmimeve/ Interesim i madh për mensë, shpallet konkursi ri për 1000 studentë shtesë

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 30 September 2022

Kosova është duke u përballuar me një krizë të madhe si rezultat i shkallës së lartë të inflacionit që sillet rreth 20 %. Kjo ka bërë që këtë vit të ketë një interesim të jashtëzakonshëm të studentëve për t’u ushqyer në mensë të UP-së.

Qendra e Studentëve të UP-së ka bërë të ditur se do të shpallin konkurs shtesë për pranimin e studentëve për ushqim në mensë e që do të jetë i hapur nga 3 tetori deri me datën pesë tetor.

Në këtë konkurs shtesë do të pranohen rreth 1000 studentë për ushqyerje ne mensë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera