Fokus

Ramush Haradinaj sipas Albin Kurtit më të madhe e ka lakminë se zemërimin

Autori: Halil Berisha 22:33 | 24 August 2019

Javë më parë, kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj, u dorëhoq nga posti i tij, me arsyen se është thirrur si i dyshuar për krime lufte nga zyra e prokurorit të specializuar në Hagë.

Kjo gjë bëri që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, shkruan gazeta inFokus.

E edhe në këtë garë, Ramush Haradinaj, përsëri ka shpallur kandidaturën për tu bërë shef qeverie.

-Advertisement-

Ndërsa, kryetari i Vetëvendosjes, në një intervistë për emisionin e gazetës inFokus, n’Konak, thotë që jo veç Haradinaj, por askush nuk duhet të bëhet kryeministër vetëm pse don.

Por, sipas Kurtit, postin duhet ta marr ai, të cilin e kërkon populli, derisa për Haradinajn edhe ka përmendur një karakteristikë intersante, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Kurtit, Haradinaj më të madhe e ka lakminë se zemërimin.

“Përherë e ka pasur  më të madhe lakminë se zemërimin dhe njeriu nuk duhet të bëhet kryeministër pse don të bëhet kryeministër, por pse populli e kërkon një gjë të tillë”./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera