Fokus

Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu n’Konak shpalos detaje të pathëna për pavarësinë

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 16 February 2020

Këtë të diele n’Konak me Kosovë Gjocin është i ftuar Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Sejdiu tregon detaje të pathëna më parë.

Si erdhi deri tek pavarësia e Kosovës? Pse u zgjodh pikërisht data 17 shkurt e jo 28 nëntori?

-Advertisement-

Cili ishte plani që pavarësia të shpallej por të mos krijoheshin trazira? Cilët ndërkombëtarë e ndihmuan Kosovën dhe pse u zgjodhën këto simbole që janë tash?

Sejdiu gjithashtu tregon edhe pse Hashim Thaçi lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës e jo Fatmir Sejdiu si President e as Jakup Krasniqi si kryeparlamentar?

Gjithashtu, n’Konak me Kosovë Gjocin, që është prodhim i gazetës inFokus, Sejdiu flet edhe për LDK-në, e problemet që i kishte Ibrahim Rugova me njerëz edhe brenda partisë.

Detaje interesante Sejdiu veç personalitetit e amanetit të Ibrahim Rugovës sjell edhe nga bisedat me ndërkombëtarët të cilat ishin jashtë syve të publikut.

Për këto e shumë gjëra të tjera interesante e të thëna për herë të parë, mund t’i këtë të diele prej orës 21:00 n’Konak me Kosovë Gjocin, veç në Gazeta inFokus, Gazeta Express dhe T7.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera