Planifikimi për atentat ndaj Lumir Abdixhikut dhe deputetëve të LDK-së, eksperti i sigurisë: Rrezik serioz për të apostrofuarit

Autori: Elvira Haxhiu
23:23 | 18 January 2023
Një planifikim për atentat është bërë ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe deputetëve Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, shkruan Gazeta Infokus.
Këtë planifikim për atentat, eksperti i sigurisë Bedri Elezi po e sheh si rrezik mjaft serioz.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, Elezi ka thënë se kemi të bëjmë me një alarm serioz sigurie për deputetët e Republikës së Kosovës.
“Në këtë rast kemi të bëjmë me një alarm serioz sigurie për deputetët e Republikës së Kosovës si dhe zyrtarët e lartë të LDK-së, andaj mund të vlerësojmë si rrezik serioz për të apostrofuarit”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Elezi ka thënë se lidhur me këtë rast Policia e Kosovës duhet të bashkëpunoj me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) për të krijuar kushtet e sigurisë për e këtyre zyrtarëve.
Derisa ka shtuar se duhet që sa më parë të dalin para drejtësisë personat apo grupet që kanë planifikuar atentatin dhe urdhërdhënësit e tyre.
“Në rastet kur kemi informacione se qytetarë, zyrtarë apo edhe politikan të republikës së Kosovës janë të rrezikuar me jetë, atë sigurisht se policia e Kosovës duhet veproj urgjentisht për të siguruar informacionet e nevojshme për pretendime të tilla, si dhe të merren masat konform detyrave dhe përgjegjësive të policisë së Kosovës për angazhimin e mbrojtjes së afërt për zyrtarët e rrezikut”, ka thënë eksperti i sigurisë për Infokus.
Ndërkaq, sipas nënkryetarit të LDK-së, Kujtim Shala ky planifikim për atentat ka motivacion politik.
“Ka të bëj me motivacion politik. Thuhet që gjithë kjo po drejtohet kundër kundërshtarit kryesor politik. Kaq ka informata. Unë s’mund të implikojë askënd në këtë mënyrë”, ka thënë Shala.
“Njëra organizatë pretendohet se vepron në Kosova derisa tjetra jashtë Kosovës. Ajo që vepron jashtë Kosovës ka marrë përsipër të financojë ekzekutimin e këtij plani”, ka thënë tutje ai në RTV Dukagjini.
Planifikimi për atentat ndaj Abdixhikut dhe deputetëve të tjerë të LDK-së, e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Baki Kelani, ka thënë për Infokus se PK ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë.
Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Kelani./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...