Lajme

Policia e konfirmon rastin për planifikimin e atentatit ndaj Lumir Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 18 January 2023

Pak më parë në media u raportua për planifikim të atentatit ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj partie, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me këtë Infokus ka kontaktuar policinë e Kosovës, ku zëdhënësi i këtij institucioni Baki Kelani ka thënë se PK ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë.

-Advertisement-

Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Kelani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera