Fokus

Pas raportimit të gazetës inFokus reagon Arbërie Nagavci e VV-së, “Të pangopur e të pacipë”

Autori: Halil Berisha 20:57 | 04 November 2019

Gjatë ditës së hënë, gazeta inFokus, raportoi për shepnzime të mëdha që bëri gjatë detyrës që kishte Rexhep Hoti.

Ky i fundit, mbajti pozitën e koordinatorit Nacional për Kulturë, Arsim dhe Sport, shkruan gazeta inFokus.

E gjatë kësaj periudhe, Hoti, bashkë me stafin e tij, kanë shpenzuar mbi 40 mijë euro, ku veç për mëditje, akomodim, dreka zyrare e kredit kartat, janë harxhuar 30 mijë e 318 euro.

-Advertisement-

Për këtë punë ka reaguar edhe Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes, e cila pas takimit që patën grupet punuese të partisë së saj me ata të LDK-së, ka thënë që më nuk d otë ketë pozita të shpikura, për të rahatuar persona të caktuar.

“Sot realizuam takimin e rradhës me përfaqësues të LDK-së. Harmonizuam programin dhe prioritetet tona në arsim e shëndetësi. Një nga qëndrimet për të cilat u dakorduam plotësisht ishte se pozita e shpikur në qeverisjen e kaluar, Koordinator Nacional për Kulturë, Arsim dhe Sport, nuk do të ekzistoj më”, ka thënë Nagavci.

Madje, kjo e fundit, gjithashtu ka shtuar se pozita që mbajti Hoti, vetëm sa iu bëri dëme shkollave.

“Kjo pozitë u krijua vetëm që të rehatohet Rexhep Hoti. I njëjti çorganizoi shkollat e ndërhyri duke organizuar gara për fëmijët, pa përfilluar as kriteret bazike pedagogjike e psikologjike. Ishte krejtësisht jotransparent dhe i papërgjegjshëm në Komisionin për Arsim ku e patëm ftuar të raportonte”.

“Por përveç mungesës së kompetencës dhe papërgjegjësisë paska keqpërdorur maksimalisht buxhetin, vetëm Rexhep Hoti i ka shpenzuar 30 mijë e 318 euro për mëditje, akomodim, drekat zyrtare, kredi kartat. Dy këshilltaret e ti poashtu kanë shpenzuar mbi 10 mijë euro për akomodime e bileta. Të pangopur e të pacipë. Rastet si ky nuk janë të izoluara, por kjo mënyrë e qeverisjes së korruptuar tashmë ka përfunduar e të tillët duhet të japin përgjegjësi për çdo keqpërdorim”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera