Fokus

Papa e fton Avdullah Hotin në Vatikan

Autori: Halil Berisha 11:21 | 23 September 2020

Papa Françesku ka ftuar Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti për një takim në Vatikan.

Këtë Gazetës Infokus ia ka treguar një burim i sigurt brenda kryeministrisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ky burim i ka thënë Infokusit që Hoti për në Vatikan do të udhëtoj javën që vjen, derisa nuk dihet ende dita se kur do të shkoj.

-Advertisement-

Edhe këshilltari i kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri, nuk e ka mohuar një takim të tillë.

Megjithatë ai ka thënë që në momentin që ka diçka zyrtare do të njoftojnë, shkruan Gazeta Infokus.

“Jo ende nuk kemi diçka zyrtare, në momentin që kemi diçka zyrtare ne do të ju njoftojmë, kaq mund të them”, ka thënë Beqiri për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera