Nesër vendoset për fatin e guvernatorit, a mund të dështojë?

Autori: Gazeta inFokus
18:34 | 23 March 2023
Banka Qendrore e Kosovës ka më shumë se 4 muaj që ka mbetur pa guvernator.
Mirëpo edhe pse ka kaluar afro një muaj prej kur paneli i BQK-së i ka dërguar në Kuvend konkretisht në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere listën me 4 emrat e zgjedhur si kandidat për guvernator, ata ende nuk janë dërguar për votim në Kuvend.
Nesër pritet që sërish të shqyrtohet lista prek katër kanididatësh, ndërsa Gazeta Infokus nga burime të saj merr vesh se ky proces mund të dështojë edhe të premten.
Kjo sepse nuk po arrihet një pajtueshmëri për emrat e zgjedhur nga BQK-ja. Ky proces me shumë gjasë mund të dështojë për shkak të këtyre mospajtimeve për emrat dhe mënyrën e zgjedhjes së tyre, shkruan Gazeta Infokus.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere listën me katër emrat për guvernator e ka shqyrtuar edhe me 27 shkurt. Mirëpo sërish nuk u arrit një kompromis.
Për listën që është dërguar nga Paneli, deputetët e partive opozitare patën kritika sa i përket mënyrës sesi ka shkuar procesi i përzgjedhjes së Guvernatorit. Sipas tyre paneli ka shkelur ligjin me përzgjedhjen e guvernatorit, derisa të njëjtit kërkuan që ky konkurs të përsëritet.
Kryetari i këtij komisioni, Armend Muja tha se sa i përket çështjes së barazisë para ligjit kemi një pretendim nga një anëtarë se ju janë shkel të drejtat.
“Sa i përket çështjes së barazisë para ligjit kemi një pretendim nga një anëtarë se tek kjo çështja atyre ju janë shkel të drejtat dhe duhet të kemi edhe në këtë rast një arsyetim pse është marrë ky vendim dhe si ka rrjedhur kjo çështje”, kishte deklaruar Muja.
Edhe deputetja, Dude Balje ka kundërshtuar këtë vlerësim të përzgjedhjes së kandidatëve, derisa tha se nuk e përkrah këtë formë të përzgjedhjes.
“Ne kemi marrë komplet listën me pesë kandidatë. Nuk kemi kufizim brenda BQK-së me qenë katër ose pesë kandidatë, nuk ka diçka të tillë në bazë të ligjit. Kemi dy kandidatë me pikë të njëjta, në bazë të ligjit për barazi gjinore jeni të obliguar ta respektojmë ligjin. Mendoj se keni shkel ligjin për barazi gjinore, jam e sigurtë. Unë nuk e përkrah këtë raport, sepse ligji për barazi gjinore nuk është për femra, është për barazi. Ju keni shkel ligjin”, kishte thënë Balje në komisionin e 27 shkurtit.
Lista e ngushtë me katër emrat që pritet të miratohet nga komisioni dhe të votohet në Kuvend është kjo :Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj./Gazeta Infokus/
Zgjedhja e guvernatorit të ri të BQK’-së, Gjykata kërkon nga Mehmeti plotësimin e padisë

Të tjera
-
Reagon presidenti shqiptar: Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të veriut të Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar ndaj sulmeve të grupeve ser...
-
I bllokuar në zyrë, raportohet se kryetari i Leposaviqit do ta kalojë natën në objektin e komunës
Situata në veri ende nuk është qetësuar, pas tensioneve të ditëve të fundit. ...
-
Zeqiri: Nuk dalim nesër në zyre, ambasadori amerikan na qortoi
Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, ka thënë se nesër, e martë, nuk do të ...
-
Analisti amerikan flet për tensionet në veri: Kurti fajtor, por jo sa Vuçiq
Analisti amerikan, Edward Joseph ka komentuar tensionet në veri të Kosovës, t...
-
Shefi i EULEX-it: Sot sundimi i ligjit u shkel në Kosovë
Shefi i EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, i është bashkuar reagimeve të ndërkombët...
-
Gjuriq nervozohet dhe i vë “ultimatum” ndërkombëtarëve për Kurtin, pas tensioneve në veri
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka vijuar me propagandën e tij, e...
-
Muja: Dy kryetarët e komunave në veri po vazhdojnë të qëndrojnë në objektet komunale
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka njoftuar se kryet...
-
Tensionet në veri të Kosovës, Basha: Dënoj dhunën ndaj KFOR, Vuçiç i interesuar për destabilizim
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. ...
-
Ngjela: Po u prek kufiri i Kosovës, SHBA bombardon përsëri Beogradin
Avokati Spartak Ngjela e cilëson presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si ...
-
Hoxhaj: Bashkësia ndërkombëtare ta mbajë Vuçiqin përgjegjës për dhunën në veri
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj situatës se ...
-
Situata në Veri/ Hill kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut
Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ...
-
Vuçiq u bën thirrje serbëve në Kosovë që të mos hyjnë në konflikte me NATO-n
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje qytetarëve serbë në ver...