Fokus

Në shkollat serbe shpërfillet vendimi i Qeverisë së Kosovës, MASHTI nuk sheh ndonjë shkelje

Autori: Samire Jaha 16:14 | 02 September 2021

Në shkollat serbe në Kosovë ka filluar mësimi online, pavarësisht se me vendimin e Qeverisë së Kosovës fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë deri me 13 shtator.

Ky vendim është marr me rekomandimin e IKSHPK-së dhe ekspertëve shëndetësorë.

Një kërkesë e tillë ka ardhur edhe nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës, të cilët kanë kërkuar shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike në shkolla, nëse nuk përmirësohet gjendja me pandeminë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Por, komunat me shumicë serbe kanë zgjedhur që të punojnë sipas plan-programit të Serbisë.

Lexo edhe:Komunat serbe nuk përfillin vendimin e Qeverisë së Kosovës, nisin mësimin sipas planit të Serbisë

E në lidhje me këtë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk ka ndonjë përgjigje konkrete.

Në këtë ministri kanë thënë për Gazetën Infokus se nuk kanë informacione se është mbajtur mësimi me prezencë në ndonjë shkollë serbe.

“Sa i përket fillimit të vitit të ri shkollor, MASHTI nuk ka informacione se është mbajtur mësimi me prezencë në ndonjë shkollë serbe që do të ishte shkelje e masave të Qeverisë, sepse do të rrezikonte drejtpërdrejtë shëndetin e fëmijëve, personelit dhe komunitetit, të cilët janë qytetarë të Republikës së Kosovës”, kanë thënë nga Ministria e Arsimit për Infokus-in .

Mirëpo, a është shkelje që shkollat serbe në Kosovë po e përcjellin plan-programin e Serbisë dhe jo të Kosovës?

Në MASHT vetëm thonë se mësimi është shtyrë për datën 13 shtator dhe se aktualisht po e përcjellin situatën me pandeminë.

“Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës fillimi i vitit shkollor është shtyrë për datën 13 shtator. Aktualisht jemi duke e përcjellë situatën me pandeminë si dhe në koordinim të plotë me të gjitha institucionet përgjegjëse dhe profesionistët shëndetësor”, ka thënë nga Ministria e Arsimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera