Lajme

Komunat serbe nuk përfillin vendimin e Qeverisë së Kosovës, nisin mësimin sipas planit të Serbisë

Autori: Samire Jaha 12:13 | 01 September 2021

Komunat e banuara me shumicë serbe nuk janë duke përfillë vendimet e institucioneve të shtetit të Kosovës sa i përket pandemisë.

Për shkak të shtimit të rasteve me Covid 19 Qeveria e Kosovës ka marr vendim që procesi mësimirë i paraparë për të filluar me 1 shtator të shtyhet.

Por njëjtë nuk kanë vepruar edhe shkollat  nëpër vendbanime serbe, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Këtë të mërkurë sipas plan-programit të Qeverisë së Serbisë, ka filluar mësimi për nxënësit të cilët vijojnë mësimet në shkollat serbe në Kosovë.

Ketë e ka bërë të ditur për Gazetën Infokus, Granit Gashi zëvendës kryesues i Kuvendit komunal në Graçanicë.

Ai tha se mësimi ka filluar sot online.

“Po mësimi ka filluar sot, por vetëm online jo me prezencë fizike”, tha Granit Gashi.

Kujtojmë që me miratimin e masave të reja anti-Covid, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga 28 gushti e që do të vazhdojnë̈ deri me 13 shtator, efshtë aprovuar edhe shtyrja e fillimit të procesit mësimor.

Mësimi është shtyrë deri me 13 shtator e ku ky vendim është marr me rekomandim të IKSHPK-së dhe ekspertëve shëndetësorë.

Një kërkesë e tillë kishte ardhur edhe nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës, të cilët kanë kërkuar shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor me prezencë fizike në shkolla, nëse nuk përmirësohet gjendja me pandeminë.

Mirëpo, përkundër këtij vendimi, serbët e Kosovës nuk po i respektojnë vendimet e Qeverisë në Prishtinë, dhe kanë vendosur që të respektojnë plan-programin e Qeverisë Serbe./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera