Në kohë pandemie, Qeveria e Kosovës bleu 36 vetura zyrtare
Autori: H. Smajli 15:17 | 12 April 2021
Kur pandemia ishte në kulm dhe të gjithë kishin mendjen tek vaksinat, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar afro gjysmë milioni euro për të blerë 36 vetura me kilometrazhe zero për institucionet shtetërore.
Gazeta Infokus ka gjetur se procedurat e tenderit për furnizim me vetura janë zhvilluar në muajin gusht të viti 2020 përmes Agjencisë Qendrore të Prokurimit me kërkesë të Ministrisë së Financave në kohën kur në krye të Qeverisë ishte Avdullah Hoti. Ndërkaq furnizimi ishte paraparë për periudhën 3 vjeçare.
E numri më i madh i veturave janë porositur për Komunën e Pejës.
Sipas kontratës kjo komunë ka blerë 5 ‘xhipa të vegjël’ në vlerë prej 82 mijë e 450 euro.
Këto “xhipa” janë të llojit “Dacia Duster i ri – COMFORT”, ndërsa çmimi për një të tillë është 16 mijë e 490 euro.
Ndërsa komuna e Suharekës ajo e Zubin Potokut dhe Spitali Rajonal i Gjakovës kanë blerë vetëm nga një veturë “të vogël”, Dacia Sendero Comfort 1.0SCe 75KF – Benzin, çmimi i së cilës kushton 9 mijë e 885 euro.
Ministria e Financave përmes kësaj kontrate “Furnizim me vetura për Institucionet e Republikës së Kosovës”, me vetura zyrtare do të pajisë edhe Komunën e Klinës, Graçanicës, Obiliqit, Institucionin e Avokatit të Popullit, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.
Megjithatë, lloji i tyre dallon.
Në bazë të dokumenteve të tenderit, të ndarë në katër lote, furnizimin me vetura të llojit “Dacia” dhe “Renault” e ka fituar kompania “Auto Mita” nga Prishtina, ndërsa për vetura të llojit “Peugeot” tenderin e ka fituar kompania “Mercom Company”, gjithashtu nga Prishtina.
Lista me çmimet dhe llojet e veturave për secilin institucion:
Kaçanik: 2 vetura të vogla dhe një e mesme, TOTALI: 38 mijë e 945 euro.
Peja: 5 xhipa të vegjël. TOTALI: 82 mijë e 450 euro
Graçanicë: 3 vetura të vogla, 1 veturë e mesme dhe një veturë e madhe. TOTALI: 76 mijë euro e 780
Obiliqi: 6 vetura të vogla. TOTALI: 59 mijë e 310
Spitali Rajonal Gjakovë: 1 veturë e vogël në vlerë prej 9 mijë e 885 euro.
Komuna e Zubin Potokut: 1 veturë e vogël në vlerë prej 9 mijë e 885 euro.
Komuna e Suharekës: Një veturë e vogël në vlerë prej 9 mijë e 885 euro.
Komuna e Klinës: 4 vetura të vogla. TOTALI: 39 mijë e 540 euro.
Institucioni i Avokatit të Popullit: 3 vetura të llojit të mesme. TOTALI: 57 mijë e 525 euro.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: 4 vetura të vogla. TOTALI: 39 mijë e 540 euro
Inspektorati policor i Kosovës: 2 vetura të mesme. TOTALI: 38 mijë 350 euro.
VLERA TOTALE E SHPENZUAR PËR BLERJEN E VTURAVE ZYRTARE: 462 mijë euro e 95
SAQRIM: Vetura e vogël është e llojit, Dacia Sandero Comfort 1.0SCe 75KF – Benzin dhe ka kushtuar 9 mijë e 885 euro.
Vetura e mesme është e llojit, Peugeot 308 Active 1.5 dhe sipas kontratës është blerë me çmimin, 19 mijë e 175 euro.
Vetura e madhe, sipas kontratës është, Renault Tasliman i ri, i vitit 2020 me vlerë 27 mijë e 950 mijë.
Si dhe “xhipi i vogël” është veturë e llojit ‘Dacia Duster i ri “COMFORT” , që sipas kontratës është blerë me çmimin 16 mijë e 490 euro.
/GAZETA INFOKUS/
Të tjera
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...