Lajme

Ndalimi i kosovarit në Serbi, Haradinaj-Stublla kërkon reagim nga ministria

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 08 January 2023

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se Ministria e Jashtme – përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd – duhet sa më parë të njoftojë zyrtarisht nëse janë të vërteta raportimet se Tefik Sejdiu është arrestuar (dhe pastaj liruar) në Serbi – në kërkim kinse të një shqiptari tjetër.

Sipas saj, nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht dhe zyrtarisht – përmes emisarëve ndërkombëtar dhe lehtësuesit të dialogut me Serbinë – t‘a ngrisë çështjen e arrestimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës në Serbi si temë urgjente për dialog.

“Serbia NUK do të duhej të lejohet të shtirret më si shtet bashkëpunues rajonal, sepse vazhdon të mos i respektojë marrëveshjet e arritura përmes Procesit të Berlinit – specifikisht atë për lëvizje të lirë në WB6 vetëm disa muaj më parë!

-Advertisement-

Kosova duhet t’ia dëshmojë botës (me argumente faktike sidomos për arrestimet e vazhdueshme që bën, dhe mbajtjen ilegale të Nezir Mehmetajt tash e sa vjet) se Serbia vazhdon të gënjejë Amerikën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, etj. duke nënshkruar marrëveshje sa për ‘sy e faqe’ e pastaj duke shkelë çdo shkronjë të saj.

Serbia duhet të japë përgjegjësi në dialog (dhe jo vetëm) për listat e fletëarresteve të lëshuara kundër shqiptarëve të Kosovës!”, shkruan mes tjerash ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera