Fokus

MSH-ja nisë inspektorët për në ordinancën ilegale të djalit të zyrtarit të tyre

Autori: Doresa Geci 19:16 | 18 April 2019

Pas raportimi të Gazetës inFokus për funksionimi pa licence së Ordinancës “Fizio Al” Ministria e Shëndetësisë ka caktuar inspektoret për të kryer inspektimin e rastit.

Këtë e ka bërë të ditur kryeinspektorja e shëndetësisë Ardita Baraku për gazetën inFokus.

“Janë caktuar inspektorët e rastit dhe në pajtim me planin e punës do të kryejnë inspektimin në subjektin përkatës. Për detaje, mund të dimë më shumë pas inspektimit”, ka thënë  Baraku.

-Advertisement-

Për ndryshe Gazeta inFokus një ditë më parë ka raportuar për funksionimin në mënyrë të kundërligjshme të Ordinanca “Fizio Al” në lagjen Tophane në Prishtinë.

Edhe pse është pa licencë, pronari i saj Leart Kajtazi që nga fundi i prillit të vitit të kaluar jep terapi fizikale për pacientët e tij.

Ordinanca “Fizio Al” është në pronësi të Leart Kajtazi, birit të Fatmir Kajtazit. Ky i fundit zyrtarë për Financa në Mistrinë e Shëndetësisë, e i cili gjendet në arrest shtëpiak.

Fatmir Kajtazi është njëri nga tre zyrtarët e financave në MSH i cili është pezulluar nga puna për shkak se gjatë viteve 2016-2017 dyshohet se ka zhvatur 400 mijë euro nga buxheti i Ministrisë e që nuk ka pasur asnjë arsyetim se ku kanë shkuar ato para./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera