Fokus

Skandal: Djali i zyrtarit të MSH-së me ordinancë pa licencë

Autori: Doresa Geci 13:54 | 16 April 2019

Tani e gati një vit ordinanca “Fizio AL”  funksionon në lagjen Tophane në Prishtinë. Por emri i kësaj ordinance dhe pronarit të saj Leart Kajtazit nuk gjendet në listën e ordinancave të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe pse është pa licencë, Kajtazi në mënyrë të kundërligjshme që nga fundi i prillit të vitit të kaluar me roleta të lëshuara jep terapi fizikale për pacientët e tij.

“Fizio- Alb funksion që më shumë së një vjet, kjo ordinancë funksionon që nga fundi i muaji prill i vitit 2018, mirëpo ajo funksionon pa licencë”, ka bërë të ditur një burim i gazetën inFokus.

-Advertisement-

Kjo ordinancë është në pronësi të Leart Kajtazi, birit të Fatmir Kajtazit. Ky i fundit zyrtarë për Financa në Mistrinë e Shëndetësisë, e i cili gjendet në arrest shtëpiak.

Fatmir Kajtazi është  njëri nga tre zyrtarët e financave në MSH i cili është pezulluar nga puna për shkak se gjatë viteve 2016-2017 dyshohet se ka zhvatur 400 mijë euro nga buxheti i Ministrisë e që nuk ka pasur asnjë arsyetim se ku kanë shkuar ato para.

Në vitin 2018 ai së bashku me koleget e tij Shkëlzen Sadriu dhe Ganimete Gashi ishin pezulluar nga puna  pasi që kishin tërhequr mbi 300 mijë euro nga AKPM-ja në emër të avanceve për udhëtime ndërsa rreth 100 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë.

Për ekzistimin e ordinancës së djalit të zyrtarit të financave  nuk është në dijeni Inspektorati i Ministrit së Shëndetësisë.

“Nuk ka asnjë institucion shëndetësor të licencuar me emrin “Fizio AL” dhe në emër të Leart Kajtazit”, thuhet në përgjigjet e zyrës për komunikim në MSH.

Gazeta inFokus gjithashtu ka kontaktuar edhe më pronarin e kësaj ordinance. Por Leart Kajtazi  ka mohuar se ka një ordinancë të tillë.

Sipas tij të gjitha dëshmitë të cilat gazeta inFokus posedon nuk janë të vërteta.

“Unë nuk kam ordinancë të tillë këto janë shpikje dhe të pavërteta. Unë jam i pa punë. Gjithçka keni ju  nuk qëndron”, ka thënë Kajtazi për gazetën inFokus.

Por faktet që posedon gazeta inFokus e thonë të kundërtën.

Në bazë të kartë vizitës së Leart Kajtazit ai është i vetëpunësuar si fizioterapeut./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera