Lajme

Ministri i Mbrojtjes ulet përballë Rifat Jasharit: Këshillat dhe konsultat e tij, jashtëzakonisht të vlefshme

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 07 March 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është ulur sot përballë kryefamiljarit të Familjes Jashari, Rifatit.

Në ditën e fundit të Epopesë së UÇK-së, Mehaj ka thënë se ka marrë këshilla dhe konsulta jashtëzakonisht të vlefshme nga Rifat Jashari.

“Mbrëmjen sonte pas përfundimit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, e kaluam në kullën e Jasharajve. Fjalët dhe porositë bacës e Rifat, do t’i mbajmë me vete çdo herë, konsultat dhe këshillat nga ai janë gjithnjë të dobishme e jashtëzakonisht të vlefshme”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

“Nga këtu marrim gjithmonë forcën për të realizuar idealet tona”, ka shkruar ai në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera