Fokus

Ministri Ekrem Mustafa mori lëndime të lehta në aksident

Autori: Anita Krasniqi 11:27 | 08 January 2019

Ministri Mustafa është përfshirë në aksidentin që ka ndodh para pak castësh në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Gazeta inFokus mëson se ai ka marrë trajtimin mjekësor në QKUK dhe është liruar për në shtëpi.

Në këtë institucion kanë konfirmuar se tre persona kanë pësuar lëndime të lehta.

-Advertisement-

“Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti në komunikacion. Me të cilin sipas mjekëve emergjenet, ata kanë pasur lendime të lehta. Njëri nga ata pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Ndërsa të tjerët jane ende duke u trajtuar në Qendren Emergjente”, ka thënë për gazetën inFokus Mirlinda Qyqalla, zëdhënse në QKUK.

Ndërsa janë munduar ta fshehin rastin duke insistuar se ministri Ekrem Mustafa është paraqitur në punë me orar të rregullt dhe se për momentin është në zyrën e tij.

“Ministri është në Ministri për momentin dhe është shumë mirë”, kanë thënë nga Zyra e Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gazeta inFokus ka raportuar se eskorta e ministrit Mustafa është aksidentuar në magjistralen Ferizaj-Prishtinë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera