Fokus

Aksidentohet eskorta e Ministrit të Punëve të Brendshme

Autori: Anita Krasniqi 10:47 | 08 January 2019

Eskorta e Ministri i Punëve të Brendshme,Ekrem Mustafa para pak çastesh është aksidentuar  derisa po udhëtonte nga Ferizaji në Prishtinë.

Gazeta inFokus merr vesh se të lënduar janë: Shoferi i ministrit Ekrem Mustafa dhe mbrojtja e afërt e tij.

Ndërkaq ministri Ekrem Mustafa  nuk ka qenë në veturë,shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ata janë duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Arsyeja e aksidentit është mos përshtatja e shpejtësisë.

Gazeta inFokus do të ju mbaj të informuar për këtë rast./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera