Lajme

Ministri Bytyqi formon komision të jashtëligjshëm për strategjinë e arsimit të lartë

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 22 October 2018

Në mënyrë të jashtëligjshme e ka formuar ditë më parë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, një komision për zhvillimin e strategjisë nacionale për arsimin e lartë në Kosovë.

Ky komision i përbërë prej 21 anëtarësh, i formuar me 15 tetor është në kundërshtim me udhëzimin administrativ për planifikimin dhe hartimin e dokumenteve dhe planeve të veprimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo meqë në komision nuk janë përfshirë përfaqësuesit e 3 departamenteve të MASHT-it, departamentit për integrim evropian, departamentit për buxhet dhe departamentit ligjor.

Po ashtu, nuk janë përfshirë askush nga departamenti i arsimit të lartë ndonëse strategjia i dedikohet arsimit të lartë. Në listën e të emëruarve nga ministri ka përfaqësues të shoqërisë civile, anëtarë të kabinetit të ministrit, përfaqësues të Universitetit të Prishtinës dhe 6 përfaqësues ndërkombëtarë.

-Advertisement-

Neni 8 i udhëzimit administrativ për planifikimin dhe hartimin e dokumenteve dhe të planeve të veprimit precizon se lista gjithmonë duhet të përfshijë zyrtarë nga departamenti për integrim evropian dhe koordinim të politikave i ministrisë përkatëse, departamenti për buxhet i ministrisë, njësitë e tjera të ministrisë, zyra ligjore etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera