Lajme

Ministri Bytyqi emëron sërish një u.d. drejtor në Agjencinë e Akreditimit

Autori: Gazeta inFokus 06:51 | 15 August 2018

Një muaj pasi e shkarkoi ushtruesen e detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Shyhrete Reçica, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, (MASHT), Shyqiri Bytyqi, e ka emëruar një tjetër ushtrues detyre në këtë institucion, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kësaj radhe, në këtë pozitë e ka vendosur Avni Gashin, i cili ka qenë ekspert për sigurimin e cilësisë në Autoritetin Kombëtarë të Kualifikimeve (AKK). Agjencia e Kosovës për Akreditim që nga viti 2015 po udhëhiqet me ushtrues detyre, ndërsa vetëm prej tetorit të vitit të kaluar kanë dështuar 4 konkurse për zgjedhjen e drejtorit.

Vendimin për emërimin e u.d të Agjencisë, ministri e ka marrë të hënën. Në vendim, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe gazeta, thuhet se Gashi do ta mbajë këtë pozitë deri në zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera