Fokus

Mërgimtarit nga Amerika i vidhen stoli ari e ora dore në vlerë prej 39 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 12 December 2022

Mërgimtarit nga Amerika i janë vjedhur stoli ari në vlerë prej 39 mijë eurosh në Begracë të komunës së Kaçanikut, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

“Me datën 10.12.2022 rreth orës 22:40 , policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Begracë të Kaçanikut është një rast i vjedhjes së rëndë. Policia i ka marr veprimet e nevojshme ka dal në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyqyr edhe hetuesit rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet. Sipas ankuesit janë : një pistoletë , stoli arI, ora dore në vlerë , vlera e përgjithshme sipas ankuesit është rreth 39 mijë euro”, tha Veseli për Infokus.

-Advertisement-

Sipas tij me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera