Lushtaku: Me shokët e mi në Hagë s’biseduam për Martyn, ata po lexonin e stërviteshin
Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 14 April 2022
Nënkryetari i komunës së Skenderajt dhe ish-eprori i UÇK-së, Sami Lushtaku, sot Qendrën e Paraburgimit të Speciales në Hagë i ka takuar ish-bashkëluftëtarët e tij që po mbahen atje.
Lushtaku tha se pati rastin që t’i takojë të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së, përveç Salih Mustafës, teksa shtoi se u ndje mirë kur e pa komunikimin që ata kanë mes vete, ndërsa ndjenjën e cilësoi si të rëndë, pasi siç tha “edhe unë e di se çka është burgu”.
“Të gjithë të tjerët pata mundësi t’i shoh dhe të bisedojë me ta dhe më erdh mirë që ishin mirë me shëndet dhe kishin një optimizëm që unë u befasova për të mirë”.
“Unë u ndjeva tepër mirë kur i pashë ata, me komunikimin që kishin mes vete, raportet që i kishin tepër të mira e të sinqerta. Ndërsa, për mua ishte një ndjenjë tepër e rëndë, sepse edhe unë e di se cka është burgu”, është shprehur Lushtaku në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
I dyti i Skenderajt tha se me ish-bashkëluftëtarët pati mundësi të diskutojnë në lidhje me atë se si po e kalojnë ditën, a po kanë mundësi të zhvillojnë takime, çka po lexonin e a po stërvitnin.
“Të gjithë po stërviteshin, përveç Hysni Gucatit, i cili ka probleme shëndetësore, ndërsa të tjerët ishin mirë me sport por edhe me lexim. Marrja me aktivitete fizike u vërejt edhe në fizikun e tyre, por nuk i kam pyetur se çka ishin duke lexuar”, është shprehur Lushtaku.
Lushtaku tutje tha se nuk ka biseduar me ish-krerët e UÇK-së për çështjen e fundit të ish-raportuesit i KE-së, Dick Martyn.
“Nuk kemi biseduar fare për Dick Martyn, nuk kemi diskutuar për problemet e tjera sepse qëllimi ka qenë që t’i takojë dhe t’i përshëndes, edhe pse ata me siguri i përcjellin mediat e televizionin, pra, besoj se e dinë se çka ka ndodhur me rastin e Dick Martyt”, ka thënë ai.
Ai, më tej tha se ndjenjat i ka pasur për të gjithë të njëjta, sepse siç tha, secili aty është mik i tij, por se nuk ka qenë e lehtë për të takimi i parë pas kaq muajve.
Të tjera
-
Dyshimet për parregullësi në gradimin e policëve, IPK krijon grup të veçantë hetimor
Pasi u raportua se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në...
-
VMRO dhe VLEN pajtohen për “shtyllat kryesore” të Qeverisë së re
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë se kanë arritu...
-
Vrἀsja e Roan Brahimit, partnerja e tij rrëfen momentet e ekzekutimit
Partnerja e Roan Brahimit, i cili u vra me armë zjarri në Athinë ditë më parë...
-
Gërvalla pas takimit me përfaqësuesit e CSU-së: Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, p...
-
Përurohet pllaka me emrin e Nënë Terezës në SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Teksas t...
-
Kurti u përgjigjet atyre që e refuzuan për takim: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të tak...
-
Ramiz Lladrovci nga Gryka e Bunës: Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët
Gjatë fundjavës, Ramiz Lladrovci ka postuar pamje duke lundruar, me motobarkë...
-
Si tentoi gjykatësi Kryeziu ta joshte praktikanten 22-vjeçare për djalin e tij me blerje çantash
Një 22-vjeçare derisa po zhvillonte praktikën në Gjykatën Themelore në Gjilan...
-
Presidenti i Këshillit Evropian kërkon nga Izraeli të mos ndërmarrë operacione tokësore në Rafah
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka reaguar qeverisë izrael...
-
Përfundon periudha transitore për dinarin
Sot përfundon periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes...
-
Shqipëria pretendon se Rusia ia bombἀrdoi konsullatën në Ukrainë, interesohet për provat
Qeveria shqiptare ka nisur përpjekjet të dokumentojë me prova ligjore, shkatë...
-
SHBA: Izraeli ka gjasë që ka shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza duke përdorur armë amerikane
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten se ishte "e arsyeshme...