Fokus

LAJMI I FUNDIT: Bie në greminë një person në Istog

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 10 January 2024

Një person ka rënë në greminë në Bjeshkët e Istogut në fshatin Studenicë. Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se tashmë policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes mirëpo ende nuk është arritur që personi të nxirret prej aty dhe nuk dihet nëse është gjallë apo ka marrë lëndime të rënda apo të lehta.

“Rreth orës 12 policia e stacionit në Istog është njoftuar se në Bjehskët e fshatit Studenicë, një person ka rënë në greminë edhe janë njoftuar policia, zjarrfikësit janë nisë në atë drejtim dhe qytetarët, ta shohim tash në vazhdim për detaje më të reja. Ende nuk dihet nëse personi është gjallë ka marrë lëndime të rënda apo të lehta pasi që nuk është nxjerrë ende nga vendi ku ka rënë” ka thënë Gashi për Infokus./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera