Sot takimi i radhës në Bruksel? BE pret që të jetë edhe i fundit
Autori: Gazeta inFokus
07:23 | 13 May 2024
Të shtunën ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes së dinarit. Por, mediumi në gjuhën serbe “Kossev” nga veriu, raporton se dinari ende përdoret për pagesa atje. Sipas këtij raportimi policia nuk ka marrë urdhër për t’i gjobitur personat që përdorin për pagesë valutat e tjera përpos euros.
Tash e sa ditë është raportuar se sot pritet të jetë takimi i ri Kosovë-Serbi ndërsa BE pret që të jetë edhe i fundit. Megjithatë të dielën s’ka pasur njoftime nga asnjëra palë nëse negociatorët kanë udhëtuar drejt Brukselit.Dinari ende në qarkullim
Megjithatë, dinari është ende në qarkullim në veri të Kosovës. Siç raporton Kossev, në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës është e mundur të përdoret kjo monedhë në dyqane ushqimore dhe objekte të tjera.
Në disa kafene raportohet se janë në dijeni për dispozitat e Rregullores së BQK-së për valutat, por se ende bëjnë biznes me euro dhe dinarë.
Policia e rajonit të Veriut nuk ka marrë urdhra për gjoba
Policia e Kosovës e rajonit të Veriut nuk ka marrë asnjë urdhër.
Zëvendëskomandanti i PK-së për rajonin e Veriut, Veton Elshani, thotë se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë udhëzim.
Ai sqaron se me rastin e zbatimit të vendimeve është e nevojshme që qeveria e Kosovës të njoftojë drejtorinë qendrore të Policisë së Kosovës, e cila më pas lëshon urdhër për rajonet, në këtë rast rajonin e Veriut.
“Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë direktivë”, tha Elshani.
Kossev shkruan se çështja e zbatimit të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, gjegjësisht ndikimi i saj në komunitetin serb në Kosovë, i cili në masë të madhe varet nga të ardhurat nga Serbia, u bë pjesë e dialogut në Bruksel, ndonëse Prishtina e kundërshtoi. Të dyja palët kanë zhvilluar gjashtë takime në periudhën e kaluar.
Të gjitha këto përfunduan në të njëjtën mënyrë – me akuza të ndërsjella, pa zgjidhje konkrete, ndërsa Bashkimi Evropian në dy raste doli me propozimet e tij për zgjidhjen e financimit të komunitetit serb.
Takimi i ri është caktuar për nesër dhe siç ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, Bashkimi Evropian pret që ky takim në Bruksel për çështjen e dinarit të jetë i fundit.
Në periudhën tranzitore u zbatua një fushatë informuese për zbatimin e rregullores së BQK-së.
Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...


































