Lajme

Kreu i IPK-së Kushtrim Hodaj raporton në Komisionin e Sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 13 May 2024

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, sot do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2023.

Ndryshe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) funksionon bazuar në Ligj i cili ka hyrë në fuqi më 1 Dhjetor 2010.

IPK-ja do të funksionoj në bazë të këtij ligji dhe akteve nënligjore që nxirren me qëllim të zbatimit të këtij ligji.

-Advertisement-

Agjencioni kombinon dy funksione primare në ndjekje të parimeve të përgjegjësisë dhe transparencës – shtyllat e policisë demokratike:

Parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi i veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj, përfshirë edhe hetimet mbi incidentet e profilit të lartë disiplinor si dhe hetimin disiplinor të zyrtarëve policor me gradën më të lartë të nivelit të lartë të menaxhimit dhe zyrtarëve të lartë të nivelit ekzekutiv.

Inspektimi i strukturave dhe funksioneve të Policisë së Kosovës (PK) për të siguruar llogaridhënie,efektivitet dhe efikasitet në zbatueshmërinë e ligjeve, akteve nënligjore dhe procedurave standarde të operimit në fuqi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera