Fokus

Arrestohet Sali Berisha në Pejë

Autori: Halil Berisha 21:59 | 19 September 2019

Është arrestuar Sali Berisha, gjykatës i krimeve të rënda në Pejë.

Gazeta inFokus, ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokuroisë Themelore në këtë qytet, Shkodran Nikçin, i cili ka thënë që Prokuria Themelore në Pejë nuk është marrë me këtë rast.

“Ju lutem, për këtë punë, bisedoni me Prokuroinë Speciale”.

-Advertisement-

Ndërsa, zëdhënësi i Prokuroisë Speciale, Ekrem Lutfiu, e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, arrestimin e Sali Berishës, i cili gjykon në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themlore në Pejë, shkruan gazeta inFokus.

“Është arrestu për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga prokuroia speciale gjyqtari i krimeve të rënda në gjykatën themelore në Pëjë”.

Megjithatë, Lutfiu ka thënë që në këtë kohë nuk mund të japin asnjë informatë tjetër./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera