Fokus

Ky është këshilltari i ri Hekuran Muratit

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 09 September 2022

Blirind Danjolli, është këshilltari më i ri i ministrit të Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, shkruan Gazeta Infokus.

E që do të jetë krah i Muratit e konfirmoi vetë Danjolli përmes një postimi në Twitter, mirëpo Danjolli ende nuk është i njohur për përfshirjen e tij në botën e politikës.

Por, ku e kreu shkollimin i riu që do ta këshillojë shefin e kuletës së shtetit?

-Advertisement-

Danjolli ka përfunduar studimet bachelor për Ekonomi në Universitetin e Trakayas nw Turqi.

27 vjeçari Danjolli, qershorin e kësaj vere ka përfunduar edhe studimet në nivelin master në po të njëjtin universitet.

Prizrenasi gjithashtu në vitin periudhën shtator 2016 e deri në mars të vitit 2017 ka ndjekur studimet për Ekonomi në Universitetin e Szczecin në Poloni.

Danjolli ka punuar në një klinikë dentale “Cactus”, në Prizren për 11 muaj, deri në shtator të këtij viti.

Po ashtu, nga marsi i vitit 2022 e deri në qershor ai ka qenë asistent në Stamboll, në “Veri Bilim Okulu”.

Ndërkaq, nga marsi i vitit 2020 deri në tetor të vitit 2021 si Danjolli freelance “Introducing Broker”.

Ai u shpreh i lumtur që tani e tutje do të jetë pjesë e kabinetet të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“Ndihem i lumtur t’ju njoftoj se kam filluar punën si Këshilltar i Ministrit të Financave, Punës & Transfereve i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Blirind Danjolli në Twitter./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera