Fokus

Kush është avokati i Kadri Veselit, i cili e ka mbrojtur edhe Julian Assange?

Autori: Halil Berisha 17:38 | 10 December 2019

Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, e ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, në nëntor të këtij viti u ftua për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Fillimisht, ftesa, ani se nuk u bë publike se nëse Veseli u ftua në cilësi të të dyshuarit apo dëshmitarit, ishte që të paraqitej para hetuesve më 4 Dhjetor, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, për shkaqe teknike, kjo u shty për të martën e 10 dhjetorit.

-Advertisement-

Kësisoj, Veseli për në Hagë të Holandës, u nis një ditë para kësaj.

Atje, tek hetuesit hyri bashkë me avokatin britanik Ben Emmerson.

Por, kush është Emmerson, i cili ka marrë përsipër ta mbroj Veselin në Zyrën e Prokurorit të Specializuar që është në kuadër të Gjykatës Speciale?

Ben Emmerson, i lindur në vitin 1963 është avokat shumë i njohur britanik, i specializuar në ligjin publik ndërkombëtar, të drejtat e njeriut dhe ligjin e krimeve ndërkombëtare, shkruan gazeta inFokus.

Nga viti 2011 deri në vitin 2017, Emmerson ishte raportues special i Kombeve të Bashkuara në të Drejtat e Njeriut dhe Kundër-Terrorizmin.

Emmerson ishte edhe gjykatës i Dhomës së Apelit në Mekanizmin e Kombeve të Bashkuara për Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën.

Gjatë karrierës së tij ligjore, Emmerson kishte qenë mbrojtës ligjor i shumë figurave politike, duke filluar nga Mohammed Nasheed (Ish-President i Maldiveve), Ramush Haradinaj (Ish-Kryeministër i Kosovës), Arseny Yatsenuk (Ish-Kryeministër i Ukrainës) dhe Carles Puigdemont (Ish-President i Katalonisë).

Madje, Emmerson ishte avokat edhe i themeluesit të Ëikileaks, Julian Assange, shkruan gazeta inFokus.

Bile për Ben Emmerson, kishte foluar edhe ish-Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May.

“Emmerson është një nga avokatët më të dalluar në Mbretërinë e Bashkuar në fushën e Ligjit Kombëtar dhe Ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, pati thënë Theresa May.

Rastet më interesante që kishte Ben Emmersin

Ben Emmerson, nga viti 2005 deri në vitin 2012 me sukses ka mbrojtur Ramush Haradinajn në Tribunalin e Hagës, mbi akuzat për Krime Lufte.

Madje, këtu Emmerson nuk kishte sjellur dëshmitar por ishte bazuar komplet në mbrojtje duke kundërshtuar me fakte pretendimet e palës akuzuese.

Në vitin 2015, Emmerson ishte avokat i Marina Litvinenko, gruaja e ish-agjentit të KGB-së (Shërbimit sekret rus), Alexander Litvinenko, për rastin e vrasjes së këtij të fundit në Londër në vitin 2006, duke përdorur një izotop radioaktiv (Polonium 210). Në fund ky rast kishte dalur në gjykatë si i porositur nga shteti rus, ku thuhet që madje edhe vet Presidenti Vladimir Putin, mund të kishte dhënë urdhërin për vrasje.

Në vitin 2016, Emmerson mbrojti Mohamed Nasheed, Presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Maldiveve, i cili ishte burgosur nga regjimi i Presidentit Yameen Abdul Gayoum. Pas mbrojtjes së Emmerson, Nasheed arriti që të marr statusin e refugjatit në Mbretërinë e Bashkuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera