Fokus

Komunën e Shpend Ahmetit e zë bora (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 10 January 2019

Pastrimin e trotuareve në rrugën “Luan Haradinaj” mëngjesin e së enjtes e kanë bërë pronarët e lokaleve të cilat gjenden në këtë zonë. Ndërsa rrugët duket se nuk janë prekur fare.

Kjo për shkak se kompanitë e kontraktuara për këtë nuk e kanë bërë punën e tyre, shkruan gazeta inFokus.

Megjithëse Komuna e Prishtinës ka thënë se të gjitha kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, 6 në qytet dhe 2 në fshatra, me të gjitha kapacitetet e tyre, në vazhdimësi po i pastrojnë rrugët nëpër lagjet dhe fshatrat e Prishtinës.

-Advertisement-

Rezultatet e kësaj pune nuk janë parë nëpër rrugët e kryeqytetit as pas orës 9:00 të mëngjesit të së enjtes, derisa komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në vozitje dhe të jenë të pajisur me mjetet të përshtatshme për vozitje në dimër. /Gazeta inFokus/

Lexo: https://gazetainfokus.com/shpend-ku-i-ke-skijat-foto-video/?fbclid=IwAR1UPrj3OkGaVBaxkMU-JmIS120upCnamk7D5s3-WLOnpyrAfvp6nRGTHyk

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera