Sport

Kombëtarja e futsallit mësoi kundërshtarët e kualifikimeve të Botërorit

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 12 December 2018

Kombëtarja e Kosovës në futsall është përfshirë në grupin B për parakualifikimet e Kampionatit Botëror 2020, shkruan GazetainFokus.

Në shortin e tërhequr sot në selinë e UEFA-s, Kosova u përfshi në grup me Norvegjinë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Të pranishëm në tërheqjen e shortit ishin edhe presidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së, Ilaz Mjaku, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe menaxheri i ekipit të futsallit, Rinor Havolli.

-Advertisement-

Ky do të jetë cikli i parë kualifikues i Kosovës për Kampionatin Botëror. Ndeshjet parakualifikuese të Grupit B do të zhvillohen në Bjellorusi prej 29 janar deri më 3 shkurt të vitit të ardhshëm.

Dy ekipet e para në secilin grup do të kalojnë në rrethin e ardhshëm kualifikues. /GazetainFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera