Sport

“Na bindi menjëherë”, Van Persie emërohet trajner në Eredivisie

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 17 May 2024

Aventurë e re për Robin Van Persie. Ish-sulmuesi i madh holandez është emëruar trajneri i ri i Heerenveen në Eredivisie.

40-vjeçari nga Roterdami ka punuar më parë si trajner i ekipeve të të rinjve te Feyenoordi. Ndërkohë që në datën 1 korrik do të fillojë punën te Heerenveeni.

Van Persie, golashënuesi më i mirë në histori me kombëtaren e Holandës (50), ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin holandez.

-Advertisement-

Te Heerenveeni gjen Ferry de Haan në postin e CEO-s. Me këtë të fundit ishin shokë skuadre te Feyenoordi në vitin 2002, kur ekipi nga Roterdami fitoi Kupën UEFA.

“Edhe pse Robin është në hapat e para të karrierës si trajner, ai na bindi menjëherë. Është një trajner ambicioz, i pasionuar dhe i etur për të mësuar.

Ka një vizion të qartë për të formuar grupin dhe për të përmirësuar lojtarët në aspektin individual”, u shpreh de Haan.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy