KRU “Prishtina” paralajmëron shkyçjen e konsumatorëve me dy ose më shumë fatura të papaguara
Autori: Gazeta inFokus
11:39 | 10 November 2026
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar konsumatorët se do të nisë shkyçjen e menjëhershme nga rrjeti të të gjithë atyre që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara radhazi.
Përmes një njoftimi publik, kompania ka bërë të ditur se ekipet e saj në terren tashmë kanë filluar zbatimin e masave ndaj konsumatorëve që nuk i kanë përmbushur obligimet financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Përveç shkyçjes nga rrjeti, KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se lëndët e borxhlinjve do të procedohen te përmbaruesit privatë, çka mund të sjellë edhe shpenzime shtesë ligjore dhe tarifa për rikyçje.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë borxhet sa më parë, në mënyrë që të shmangin këto masa.
Pagesat mund të kryhen online përmes platformës zyrtare dhe aplikacionit mobil të KRU “Prishtina”, në platformën eKosova, si dhe në pikat e Postës së Kosovës, bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare.
Ndërkaq, për konsumatorët që nuk kanë mundësi ta paguajnë të gjithë borxhin menjëherë, kompania ka ofruar mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve për riprogramimin e borxhit me këste mujore.
Për këtë mundësi, konsumatorët duhet të paraqiten në sportelet zyrtare të kompanisë para se të zbatohet masa e shkyçjes.


T� tjera
-
50 automjete, 11 të vdekur, përplasje masive në mjegull në Bullgari (Pamje)
Një aksident me rreth 50 autohumbën jetën dhe mbi 50 të tjerë u plagosën. Kët...
-
“Ligjërimi” i Kurtit në Paris për qeverisjen: Pritshmëritë le të rriten sa më shumë, ti ndërkohë bëj më të mirën në bazë të mundësive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në një tryezë diskutimi në ...
-
Pasuri prej 8 miliardë eurosh në mbetjet e Trepçës
Metalet që gjenden në mbetjet industriale të Trepçës, të grumbulluara ndër de...
-
Haxhiu e Aleancës propozon nismë për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka propozuar nismën ligjore për ndryshimi...
-
Fluturon Presidenca, kontratë mbi 273 mijë euro për bileta aeroplani
Zyra e Presidentes së Kosovës nuk po kursen para për komoditetin e Presidentë...
-
PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëta...
-
Hoti: Çmimet e produkteve bazë gati janë dyfishuar, propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e familjeve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeveri...
-
Babai i Diana Kastratit pas ndërprerjes së seancës: Drejtësi e vonuar, por presim që rasti ta marrë epilogun e merituar
Pas ndërprerjes së seancës ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana...
-
Brenda kufirit më të rrezikshëm në botë: Mbi 2 milionë mina, tunele sekrete dhe ushtarë me armë në gatishmëri
Mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut shtrihet një zonë ku paqja nuk është n...
-
Ekzekutohen pagat e punëtorëve teknikë, që ishin në grevë, Elshani: Tashti presim përgjegjësi dhe punë
Drejtori i Arsimit i Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar se janë ekzekut...
-
Ambasadori ukrainas në OKB: Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin “edhe në Antarktidë”
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është i gatshëm të takohet me homolo...
-
Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit
Është ndërprerë seanca e sotme ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e i...































