Lajme

Sondazhi në SHBA: Votuesit tri herë më shumë kundër kandidatëve që mbështesin luftën me Iranin

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 10 November 2026

Një sondazh i realizuar nga YouGov ka treguar se amerikanët janë më pak të prirë të votojnë për kandidatët që mbështesin luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Sipas rezultateve, 44 për qind e të anketuarve thanë se do të kishin më pak gjasa t’i mbështesnin këta kandidatë, ndërsa vetëm 13 për qind deklaruan se lufta do të ndikonte pozitivisht në zgjedhjen e tyre.

Po ashtu, 56 për qind e amerikanëve vlerësuan se qeveria duhet t’i japë përparësi shmangies së rritjes së çmimeve, para objektivave ushtarake në Iran, raporton Aljazeera.

-Advertisement-

Sondazhi u realizua mes 1.000 të rriturve në SHBA, nga 29 tetori deri më 2 nëntor 2026, në prag të zgjedhjeve afatmesme.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy