Fluturon Presidenca, kontratë mbi 273 mijë euro për bileta aeroplani
Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 10 November 2026
Zyra e Presidentes së Kosovës nuk po kursen para për komoditetin e Presidentës Justina Shiroka Pula. Ajo ka dhënë një kontratë në vlerë prej 273 mijë e 3 eurosh për bileta aeroplani, duke planifikuar një shumë të konsiderueshme të parasë publike për fluturime, shkruan Gazeta Infokus.
Dokumentet zyrtare të prokurimit publik, të siguruara nga Gazeta Infokus, zbulojnë se institucioni i Presidencës ka përzgjedhur një kompani private për sigurimin e biletave të aeroplanit, përmes një kontrate që do të zgjasë tri vite.
Bëhet fjalë për tenderin me titull “Shërbime të transportit ajror – bileta”, për të cilin Presidenca fillimisht kishte parashikuar një buxhet prej hiç më pak se 400 mijë eurosh.
Pas përfundimit të procedurave të prokurimit, kontrata i është dhënë kompanisë “AS TRAVEL CLUB SH.P.K.”, në vlerë të përgjithshme prej 273,003 eurosh, shkruan Gazeta Infokus.
Mbi 91 mijë euro në vit, rreth 7,600 euro në muaj për bileta aeroplani
Nëse shuma e kontratës ndahet në mënyrë të barabartë përgjatë periudhës trevjeçare, rezulton se Presidenca ka planifikuar një vlerë mesatare prej 91 mijë eurosh në vit, apo rreth 7 mijë e 583 eurosh në muaj, vetëm për shërbimet e transportit ajror.
Kjo shumë e konsiderueshme e planifikuar për udhëtime ngre pyetje për nevojën, arsyeshmërinë dhe kontrollin e shpenzimeve të parasë publike nga institucioni më i lartë përfaqësues i shtetit.
Për më tepër, në dokumentin zyrtar nuk specifikohet se sa bileta aeroplani do të blihen me këto mjete, kush do të udhëtojë apo cilat do të jenë destinacionet.
“Shërbime të udhëtimit me aeroplan (bileta) për nevojat e Zyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës. Relacionet nuk mund të definohen paraprakisht”, thuhet në dokumentin e tenderit.
Kështu, ndonëse është përcaktuar vlera e kontratës, dokumenti i publikuar nuk ofron një pasqyrë të detajuar për numrin e udhëtimeve dhe destinacionet për të cilat parashihen këto shpenzime.
Sipas njoftimit zyrtar për dhënien e kontratës, të datës 9 nëntor 2026, në këtë aktivitet të prokurimit kanë marrë pjesë vetëm dy operatorë ekonomikë.
Kriteri për përzgjedhjen e fituesit ka qenë çmimi më i ulët, ndërsa kontrata i është dhënë kompanisë “AS TRAVEL CLUB SH.P.K.”, me seli në Prishtinë.
Nënshkrimi i kontratës është planifikuar për 10 nëntor 2026, ndërsa marrëveshja do të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh. /Gazeta Infokus/


T� tjera
-
PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëta...
-
Hoti: Çmimet e produkteve bazë gati janë dyfishuar, propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e familjeve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeveri...
-
Babai i Diana Kastratit pas ndërprerjes së seancës: Drejtësi e vonuar, por presim që rasti ta marrë epilogun e merituar
Pas ndërprerjes së seancës ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana...
-
Brenda kufirit më të rrezikshëm në botë: Mbi 2 milionë mina, tunele sekrete dhe ushtarë me armë në gatishmëri
Mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut shtrihet një zonë ku paqja nuk është n...
-
Ekzekutohen pagat e punëtorëve teknikë, që ishin në grevë, Elshani: Tashti presim përgjegjësi dhe punë
Drejtori i Arsimit i Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar se janë ekzekut...
-
Ambasadori ukrainas në OKB: Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin “edhe në Antarktidë”
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është i gatshëm të takohet me homolo...
-
Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit
Është ndërprerë seanca e sotme ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e i...
-
Loja e presidentes Shiroka-Pula: Deklarata e Pavarësisë në korridor, fotografia e Rugovës larg vendit të nderit
Loja e Presidencës me fotografinë e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe D...
-
“Shporta familjare në Kosovë u shtrenjtua për 78 euro në muaj”
Shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve bazë po vazhdon të rëndojë buxhetet e...
-
Inspektorati bllokon rreth 150 mijë lodra për fëmijë nga Kina, ndalohet shitja e tyre në tregun e Kosovës
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Doganë...
-
Ish-presidentes Osmani i ndahet Çmimi Global për Diplomaci
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Global Dipl...
-
Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona përfundojnë në mbajtje
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi të dyshuar me thikë, që ...

































