Lajme

Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona përfundojnë në mbajtje

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 10 November 2026

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi të dyshuar me thikë, që ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Policia njofton se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët kanë konstatuar se është jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve të zhvilluara, forcat e rendit kanë arrestuar tre persona të dyshuar, të gjithë meshkuj kosovarë.

-Advertisement-

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy