Mjegulla kufizon dukshmërinë në rrugët e Ferizajt, policia apelon për kujdes
Autori: Gazeta inFokus
09:07 | 10 November 2026
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, pasi në disa pjesë të rajonit ka filluar të paraqitet mjegulla, e cila po shkakton kufizim të dukshmërisë.
Sipas policisë, mjegulla është më e pranishme në zonat me pozitë më të ulët gjeografike, duke vështirësuar qarkullimin rrugor.
Për të parandaluar aksidentet, policia rekomandon që shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike, të përdorin dritat e shkurtra dhe ato të mjegullës, si dhe të mbajnë distancë të sigurt ndërmjet automjeteve.
Po ashtu, apelohet që të shmangen parakalimet e panevojshme dhe të tregohet kujdes i veçantë në zonat pranë lumenjve, ku mjegulla mund të jetë më e dendur.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

T� tjera
-
SoftBank humb 7 miliardë dollarë në tre muaj, goditet nga investimet në AI
Gjiganti japonez i investimeve teknologjike, SoftBank Group, raportoi humbje ...
-
Sondazhi në SHBA: Votuesit tri herë më shumë kundër kandidatëve që mbështesin luftën me Iranin
Një sondazh i realizuar nga YouGov ka treguar se amerikanët janë më pak të pr...
-
I ndarë nga gruaja dhe jashtë Kosovës, burri nga Prishtina e kërcënon në rrjete sociale – Policia në kërkim të tij
Një grua në Prishtinë ka kërkuar mbrojtje nga institucionet pasi ka denoncuar...
-
Moti sot: Vranësira të shpërndara dhe intervale me diell
Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me...
-
Grupi Parlamentar i Aleancës thërret konferencë për media
Grupi Parlamentar i Aleancës, ka thirrur për sot një konferencë për media, e ...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Katër komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje të martën, më 10 nëntor, n...
-
Shifra shqetësuese: Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj
Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar...
-
Presidenca sqaron situatën me fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë
Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me debatet e fundit në opinion publik ...
-
Adnon Jashari ende në arrati: Gjykata e Prishtinës nis sot seancën ndaj tij për vrasjen e Diana Kastratit
Gjykata Themelore në Prishtinë sot, me fillim nga ora 09:30, pritet të zhvill...
-
Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin...
-
16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një ...
-
Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin e energjis...































