Hoti: Çmimet e produkteve bazë gati janë dyfishuar, propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e familjeve
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 10 November 2026
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen ekonomike në vend, duke theksuar se gjatë pesë viteve të fundit kostoja e jetesës për qytetarët është rritur ndjeshëm.
Përmes një reagimi, Hoti ka publikuar një tabelë me çmimet e produkteve të konsumit familjar për tetorin e viteve 2021 dhe 2026, duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas tij, gjatë kësaj periudhe, rritja mesatare e çmimeve të produkteve të paraqitura në tabelë ka arritur në 45%, ndërsa disa produkte bazë janë shtrenjtuar deri në 84%.
“Buxheti nuk matet me shifrat në letër, por me cilësinë e jetës së qytetarëve. Në pesë vitet e fundit, sipas ASK-së, kostoja e jetesës është rritur mesatarisht për 45%, ndërsa për shumë produkte të konsumit familjar çmimet gati janë dyfishuar”, ka deklaruar Hoti.
Bazuar në tabelën e publikuar, çmimi i domateve është rritur nga 0.92 euro në tetor të vitit 2021 në 1.69 euro në tetor të vitit 2026, apo 84%. Specat e pa djegës janë shtrenjtuar për 80%, ndërsa mishi i gjedhit pa eshtra për 79%.
Rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe çmimet e mishit të pulës, me 76%, mishit të viçit me 73%, kafesë së bluar me 68% dhe druve të zjarrit me 58%.
Po ashtu, sipas këtyre të dhënave, buka e bardhë është shtrenjtuar për 47%, mielli i grurit për 47%, sheqeri për 42%, ndërsa qumështi për 35%.
Hoti ka theksuar se rritja e çmimeve po ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e familjeve kosovare.
“Kur çmimet dyfishohen, jeta e qytetarëve bëhet më e vështirë. Propaganda për sukses ekonomik nuk e mbush shportën e konsumit të familjeve!”, ka shkruar ai.
Ish-kryeministri ka kritikuar edhe mënyrën se si Qeveria e prezanton gjendjen ekonomike, duke thënë se shifrat buxhetore nuk e pasqyrojnë domosdoshmërisht realitetin me të cilin përballen qytetarët.
“Qeveria mund të prezantojë shifra miliardëshe, por realiteti matet me koston e konsumit familjar, matet me koston që çdo vikend familja paguan në arkën e marketeve”, ka deklaruar Hoti.
Ai ka kërkuar që gjatë diskutimeve në Kuvend për buxhetin e viteve 2027–2029, vëmendja të përqendrohet te kostoja e jetesës, përgjegjësia për rritjen e saj dhe masat që mund të ndërmerren për lehtësimin e barrës financiare të qytetarëve.
“Debati që duhet të bëhet në Kuvend me rastin e diskutimit të buxhetit 2027–2029 duhet të përqendrohet në këto çështje: Çfarë ka ndodhur me koston e jetës së qytetarëve? Kush mban përgjegjësi për këtë dhe çfarë mund të bëhet për të lehtësuar këtë barrë?”, theksoi ai.

T� tjera
-
Fluturon Presidenca, kontratë mbi 273 mijë euro për bileta aeroplani
Zyra e Presidentes së Kosovës nuk po kursen para për komoditetin e Presidentë...
-
PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëta...
-
Babai i Diana Kastratit pas ndërprerjes së seancës: Drejtësi e vonuar, por presim që rasti ta marrë epilogun e merituar
Pas ndërprerjes së seancës ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana...
-
Brenda kufirit më të rrezikshëm në botë: Mbi 2 milionë mina, tunele sekrete dhe ushtarë me armë në gatishmëri
Mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut shtrihet një zonë ku paqja nuk është n...
-
Ekzekutohen pagat e punëtorëve teknikë, që ishin në grevë, Elshani: Tashti presim përgjegjësi dhe punë
Drejtori i Arsimit i Prishtinës, Arianit Elshani, ka njoftuar se janë ekzekut...
-
Ambasadori ukrainas në OKB: Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin “edhe në Antarktidë”
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është i gatshëm të takohet me homolo...
-
Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit Adnon Jashari për vrasjen e Diana Kastratit
Është ndërprerë seanca e sotme ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e i...
-
Loja e presidentes Shiroka-Pula: Deklarata e Pavarësisë në korridor, fotografia e Rugovës larg vendit të nderit
Loja e Presidencës me fotografinë e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe D...
-
“Shporta familjare në Kosovë u shtrenjtua për 78 euro në muaj”
Shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve bazë po vazhdon të rëndojë buxhetet e...
-
Inspektorati bllokon rreth 150 mijë lodra për fëmijë nga Kina, ndalohet shitja e tyre në tregun e Kosovës
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Doganë...
-
Ish-presidentes Osmani i ndahet Çmimi Global për Diplomaci
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Global Dipl...
-
Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona përfundojnë në mbajtje
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi të dyshuar me thikë, që ...



































