Lajme

Merr fund gjithçka, Ballkani kampion për herë të tretë

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 18 May 2024

Skuadra nga Suhareka, Ballkani, edhe matematikisht është shpallur kampion i sezonit 2023/24 në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e parafundit, Ballkani mposhti rivalin e drejtpërdrejt për titullin e kampionit, Llapin.

Fitoren ekipit që drejtohet nga trajneri Ilir Daja, ia siguroi një gol i zëvendësuesit Bernard Karrica.

-Advertisement-

Pas 17 vitesh, Ballkani barazon rekordin e Besës së Pejës, e cila gjithashtu ishte shpallur kampion tri herë rresht. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera