Sport

Sonte përballja e shekullit, kjo është koha kur nis meçi Fury – Usyk

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 18 May 2024

Të shtunën mbrëma na pret super meçi mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.

Ky duel do të zhvillohet në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive.

Fury është kampion i peshave të rënda në ËBC, (34-0-1, 24 KO), kurse Usyk (21-0, 14 KO), mban titujt e peshave të rënda ËBA, IBF, ËBO dhe IBO.

-Advertisement-

Usyk dhe Fury do të fillojnë ecjen e tyre në ring për ngjarjen kryesore në orën 00:00 pas mesnate mes së shtunës dhe së dielës. Lufta do të fillojë menjëherë pas kësaj.

Sot janë bërë matjet zyrtare, kur Tyson Fury ka peshuar 118.8 kg, ndërsa kampioni ukrainas Usyk ka peshuar 105kg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera