Fokus

Këta janë deputetët e Kosovës që lexuan më së shumti

Autori: Doresa Geci 15:12 | 25 February 2020

Deputeti, Shkumbin Demalija, mund të jetë më i lexuari nga deputetët, por këmba e tij duket se nuk ka shkelur asnjëherë në Bibliotekën e Kuvendit të Kosovës.

Së paku, kështu tregojnë të dhënat, të cilat i ka siguruar gazeta inFokus nga ky institucion.

Bazuar në evidencën e Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv në Kuvendi e Kosovës, Demaliaj nuk është në mesin e emrave e deputetëve që kanë lexuar në këtë bibliotekë.

-Advertisement-

Më së shpeshti hapësirën me libra në Kuvend, në ligjislaturën e kaluar e ka frekuentuar deputetja Aida Derguti, Sami Kurteshi, Xhelal Sveçla, Nait Hasani, Flora Brovina, Muharrem Nitaj, Hajdar Beqa, Frashër Krasniqi, Arban Abrashi e Zenun Pajaziti.

Po ashtu, lexuesi i kësaj bibliotekës, sipas këtyre dhënave nga Kuvendit ishte edhe ish-Presidenti, Fatmir Sejdiu.

Por, çfarë lexojnë më së shumti deputetët?

Nga literatura të cilën kanë lexuar më se shumti këta deputet janë fjalorët e ndryshëm, e më së shumti ai i Gjuhës Shqipe.

Por mbi të gjitha Komentari i Kushtetutës së Republikës së Kosovës mbetet libri më i lexuar në Kuvendin e Kosovës.

E librat rreth diplomacisë e politikes nuk mungojnë në listën e librave të lexuar.

Politikat e Bashkimit Europian të Desmond Dinan, Institucionet e bashkimit Europian-Desmond Dinan, Diplomacia-Henry Kissinger, Diplomacia e fuqive të mëdha 1814-1914-Norman Rich, etj. janë librat të cilët kanë shfletuar deputet e legjislaturës se kaluar.

Megjithatë, zgjedhjet e vitit 2019 kanë ndikuar në rënien e interesimin e deputeteve për të lexuar.

“Viti 2019 ka qene vit kur janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Republikës se Kosovës. Normalisht, kur kemi zgjedhje, kemi rënie të numrit të shfrytëzuesve të shërbimeve të Bibliotekës, kjo për shkak se deputetëve ju përfundon mandati”, thuhet në përgjigjet e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës./Gazeta inFokus/

Në vijim gjeni disa nga titujt e shfrytëzuar gjatë Legjislaturës VI:

 

1.     Komentar i Kushtetutës së Republikës së Kosovës-autor Enver Hasani, Ivan Cukalovic;

2.     Politikat e Bashkimit Europian-Desmond Dinan

3.     Institucionet e bashkimit Europian-Desmond Dinan

4.     Academic Legal writing –Eugene Volokh

5.     Reading Like a Lawyer-Ruth Ann Mc Kinney

6.     Diplomacia-Henry Kissinger

7.     Diplomacia e fuqive të mëdha 1814-1914-Norman Rich

8.     Dimri i vetmisë së madhe-Ismail Kadare

9.     Politika Tatimore Shtetit Shqiptar 1925-1939-Beqir Meta

10.  E Drejta Ndërkombëtare-Martin Dikson

11.  Treaty Interpretation-Richard Gardiner

12.  Financa Publike -Harveys Rosen

13.  Drejtimi Financiar-Halit Xhafa&Beshir Ciceri

14.  Fillesat e Rendit Politik-Francis Fukuyama

15.  Fjalor I Gjuhës Shqipe-Ash e Shqipërisë

16.  Fjalor Anglisht –Shqip –Pavli Qesku

17.  Fjalor Anglisht-Shqip rreth 60.000 fjalë-Ramazan Hysa

18.  Fjalor Sinonimik I Gjuhës Shqipe –Grup autorësh

19.  Fjalor Frazeologjik Ballkanik-Grup autorësh

20.  Rendi Botëror-Henry Kissinger

21.  Vitet Kuq e Gjelbër- Joaschka Fischer

22.  E Drejta e Bashkimit Europian-Erjona Cana&Sokol Bana

23.  Parliamentary Practice-Erskine May

24.  Historia për Sistemin e Qeverisjes-Llabro Filo

25.  Sistemi parlamentar(lindja dhe evolucioni)-Luan Omari

26.  Demokracia Parlamentare-Arsim Bajrami

27.  Parlamentarizmi-Arsim Bajrami

28.  Filozofia Politike –Raino Malnes&Knut Midgaard

29.  Hyrje në të Drejtën  e Unionit Evropian –Blerim Reka &Ylber Sela

30.  Legislative Drafter’s Deskbook – A Practical Guide-Tobias A.  Dorsey

31.  Kombet dhe Nacionalizmi që nga 1780-E.J.Hobsbawn(përkthyer nga Bashkim Shehu)

32.  Fjalor i Drejtësisë-Av.Njazi Kukaj

33.  Çështja e Minoriteteve në Evropë-Florenc Benoit Rohmer

34.  Guximi për të Shpresuar –Barack Obama

35.  E Drejta Trashëgimore-Dr.Sc Hamdi Podvorica

36.  E Drejta Familjare-Dr.Sc Hamdi Podvorica

37.  Fillesat e Shtetndërtimit-Francis Fukuyama

38.  Sfidat e Shtetndërtimit të së ardhmës së Kosovës-ASHAK

39.  Tema të zgjedhura nga e Drejta Ndërkombëtare –Enver Hasani

40.  E Drejta Kontraktuese-Prof.Dr.Nerxhivane Dauti

41.  At shtjefën Gjeën Gjeçovi-Thesar në Hulumtim-Demaj .V

42.  Mrizi I zanave-Gjergj Fishta

43.  Kuvendi I Arbërit 1703-Malaj.V

44.  Dictionarium Latino Epiroticum-Demiraj

45.  Jeta dhe Trashëgimia e Gjon Nikollë kazazit-Demiraj B

46.  Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut-Zejnullah Gruda

47.  International law Documents-Malcolm D Evans ,Blackstone’s

48.  Hyrje nHyrje në të Drejtën-Prof.ass Fejzullah Berisha

49.  Religjioni në Marrëdhëniet Ndërkombëtare –Muhamet J.Kajolli

50.  Kolaps-Jared Diamond

51.  Sovranitete të Lëvizshme-Mariela Pandofli

52.  The European Union and the Promotion of the Democracy-Richard Young’s

53.  Recovering from the Civil Conflict Reconciliation, peace and development –Edward Newman&Albrecht Schnabel

54.  Drejtësia Kushtetuese në Zhvillim-Sokol Sadushi

55.  Edhe Njëherë për Teorinë e Demokracisë-Giovanni Sartori

56.  EU Treaties Legislation-Derick Wyatt

57.  E Drejta Evropiane-bashkim Zahiti

58.  E Drejta ndërkombëtare Publike-Zejnullah Gruda

59.  Filozofia Politike-Raino Malnes&Knut Midgaard;

60.  Udhëzues për Procedurën Administrative-Hasan Shala-Delushe Halimi

61.  Legislative   Process – J. Mikva, E. Lane

62.  E drejta ndërkombëtare publike – Puto, Arben

63.  E drejta ndërkombëtare publike II – Puto, Arben

64.  Udhëzues mbi praktiken ndërkombëtarë të drejtave te njeriu  – Hurst Hannum

65.  Hyrje ne mbrojtjen ndërkombëtare të drejtave te njeriut – Raija Hanski

66.  Law of the European convention on human rights 1995 (Dublin)

67.  The EU and human rights ( Philip Alston ) 2004

68.  EU and the Balkans: Policies of Integration and Disintegration, Leila Simona Talani

69.  Policy-Making in the European Union – Helen Wallace Oxford, 2005

70.  The Political System of the European Union – Simon Hix, Oxford

71.  E drejta Sociale Evropiane dhe Nderkombetare, Sylvie Hennion, Tirane,2013

72.  Parliamentary libraries and research services in Central and Eastern Europe : building more effective legislatures / edited by William H. Robinson and Raymond Gastelum under the auspices of the Section of Library and Research Services for Parliaments, München : K.G. Saur, 1998.

73.  Democratic Politics in the European Parliament – Simon Hix.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera