Kështu do të organizohen zgjedhjet e parakohshme në kohë pandemie
Autori: Hateme Smajli 19:22 | 13 January 2021
Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk është pajisur me produktet e nevojshme shëndetësore për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se janë duke bashkëpunuar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike që zgjedhjet të organizohen në bazë të rekomandimeve të tyre, dhe pritet që së shpejti KQZ-ja të furnizohet edhe me maska, dezinfektues e produkte të tjera të nevojshme.
“Jemi të vetëdijshëm se jemi në kohë pandemie dhe se KQZ-ja përveç që do të merret me organizmin e zgjedhjeve dhe çështjeve teknike, për një kohë të shkurtër ne duhet të merremi edhe me rekomandimet që dalin nga institucionet shëndetësore. Në këtë drejtim KQZ-ja ka një bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga ku gjatë zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicë ka marrë rekomandimet lidhur me masat që duhet ti zbatojë KQZ-ja për të realizuar procesin zgjedhor”, ka deklaruar ai.
Elezi ka theksuar se në çdo vendvotim do të ketë dezinfektues në mënyrë që qytetarët të dezinfektojnë duart para dhe pas daljes nga qendra e votimit.
“Edhe sa i përket çështjes së pajisjes me produkte të nevojshme shëndetësore dezinfektues të cilat do të vendosen në të gjitha vendvotimet, KQZ-ja do të pajiset me kohë. Rekomandimet e institucioneve shëndetësore janë që në çdo vendvotim të ketë dezinfektues në mënyrë që votuesit të bëjnë dezinfektimin e duarve në hyrje dhe në dalje të vendvotimit qoftë për maskat me të cilat duhet të pajiset stafi i zgjedhor apo edhe ekipet mobile në terren besoj që brenda kohës do të përfundohen edhe këto aspekte”, ka thënë Elezi.
Për detaje të tjera mund të ndiqni në vazhdim intervistën e plotë me Valmir Elezin./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Zhduket 15-vjeçarja nga Prizreni, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj
15-vjeçarja, Gentijana Mustafa nga Prizreni është zhdukur që 4 ditë, shkruan ...
-
Biden dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefo...
-
Gjoshi (PDK): VV-në e mundim në zgjedhje me apo pa Albin Kurtin në listë
Betim Gjoshi nga PDK-ja që ka qenë edhe anëtar i KQZ-së ka thënë se vendimi i...
-
Beogradi më konsideron kriminel, Donika Gërvalla është koritë me mua
Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)...
-
Fytyra e Kurtit edhe në ambalazh të birrave
Në njërën nga marketet në Kosovë, në mesin e pijeve të tjera, është radhitur ...
-
Kusari-Lila: Valdete Daka duhet të ketë përgjegjësi kur flet
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj fyerjeve e ofend...
-
Daut Haradinaj: I padrejtë mohimi ndaj Kurtit per kandidim, PZAP gaboi në rastin e Dreshajt
Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)...
-
Pallaska: Albin Kurti me ambicie është i njëjtë me Enver Hoxhën
Avokati i njohur, Dastid Pallaska, ka folur për Vetëvendosjen dhe moscertifik...
-
Shoqata e historianëve në Deçan i reagon ambasadorit amerikan Philip Kosnett
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka reaguar pas OP-...
-
Ndërron jetë avokati Bajram Kadriu
Ka ndërruar jetë avokati i njohur kosovar, Bajram Kadriu. Një gjë të tillë...
-
Policia holandeze arreston mbi 180 persona, në natën e tretë të dhunës
Policia holandeze ka arrestuar më shumë se 180 persona gjatë natës së tretë t...
-
Deliu për Valdete Dakën: Terrorizimi që i është bërë është skandaloz
Kandidatja e PDK’së për deputete në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu Kodra, k...